☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 02 September 2026
S&P 500 7,631 ▼0.71%
DOW 52,767 ▼0.79%
NASDAQ 26,100 ▼1.03%
NAFTA 89.51 ▼0.79%
ARI 4,388 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $76,748 ▼ -1.36% ETH $2,382 ▼ -2.41% XRP $1.3222 ▼ -3.05% SOL $97.9300 ▼ -3.86%
S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 89.51 ▼0.79 % ARI 4,388 ▼0.2 % S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 89.51 ▼0.79 % ARI 4,388 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
02 Sep 2026
Breaking
Arte

Trajtim i posaçëm financiar për artistët performues, hidhet për konsultim publik pr/ligji

Artistët performues do të kenë tashmë një trajtim të posaçëm financiar, pas ndërprerjes së veprimtarisë artistike skenike deri në përfitimin e pensionit.

Këtë synon projektligji i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, i cili parashikon krijimin e një skeme të posaçme dhe të unifikuar të trajtimit
financiar për kategoritë e artistëve performues.

Projektligji “Për trajtimin financiar të artistëve performues pas ndërprerjes së
veprimtarisë artistike skenike” ka për qëllim përcaktimin e kushteve, kritereve dhe procedurave për përfitimin e një trajtimi financiar të posaçëm nga punonjësit që kanë ushtruar profesione artistike performuese në institucionet publike të artit dhe kulturës.

Ky trajtim financiar do të përfitohet pas përfundimit të marrëdhënies së punës dhe të veprimtarisë së tyre profesionale skenike dhe deri në lindjen e së drejtës për pension pleqërie, pension invaliditeti ose pension familjar.

Projektligji merr në konsideratë natyrën e veçantë të profesioneve artistike që lidhen drejtpërdrejt me interpretimin fizik ose vokal në skenë, kërkesat e veçanta profesionale të ushtrimit të tyre dhe kohëzgjatjen e aftësisë për vijimin e veprimtarisë artistike skenike.

Nëpërmjet kësaj skeme synohet të sigurohet një mbështetje financiare për artistët
performues që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara në ligj lidhur me moshën,
periudhën e performancës skenike dhe periudhën e sigurimit shoqëror, duke
krijuar një mekanizëm të posaçëm për periudhën ndërmjet përfundimit të
marrëdhënies së punës dhe lindjes së së drejtës për pension.

Skema synon gjithashtu të garantojë vazhdimësinë e mbulimit me sigurime
shoqërore dhe shëndetësore gjatë periudhës së përfitimit të trajtimit financiar,
nëpërmjet përballimit nga Buxheti i Shtetit të kontributeve përkatëse, në
përputhje me përcaktimet e këtij ligji dhe legjislacionin në fuqi për sigurimet
shoqërore.

Po ashtu projektligji përcakton një mekanizmi të qartë për identifikimin dhe verifikimin e
subjekteve që plotësojnë kushtet e përfitimit dhe për kalimin e tyre në
skemën e trajtimit financiar.

Projektligji përcakton masën e trajtimit financiar në mënyrë të diferencuar sipas
periudhës së përfitimit, duke parashikuar 70 për qind të pagës bruto mujore
të përfituar në muajin e fundit të marrëdhënies së punës për pesë vitet e
para dhe, pas kësaj periudhe, 50 për qind të pagës neto mujore të referencës
për profesionin dhe kategorinë përkatëse.

Po ashtu garantohet vazhdimësia e periudhës së sigurimit gjatë kohës së përfitimit
të trajtimit financiar, nëpërmjet përballimit nga Buxheti i Shtetit të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Në projektligj parashikohen po ashtu edhe rregullat për ndërprerjen e përfitimit në rastet e përcaktuara në ligj, veçanërisht me lindjen e së drejtës për pension pleqërie, pension
invaliditeti ose pension familjar.

Në këtë mënyrë, projektligji synon të krijojë një kuadër të posaçëm, të qartë dhe
të qëndrueshëm për trajtimin financiar të artistëve performues pas përfundimit të
marrëdhënies së punës dhe të veprimtarisë së tyre profesionale skenike, duke
harmonizuar nevojën për mbështetje financiare të kësaj kategorie me vazhdimësinë e sigurimit shoqëror, respektimin e garancive procedurale në marrëdhëniet e punës dhe administrimin e përgjegjshëm të fondeve publike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.