☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 02 September 2026
S&P 500 7,631 ▼0.71%
DOW 52,767 ▼0.79%
NASDAQ 26,100 ▼1.03%
NAFTA 89.62 ▼0.67%
ARI 4,391 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $76,730 ▼ -1.4% ETH $2,385 ▼ -2.26% XRP $1.3236 ▼ -3.08% SOL $98.0800 ▼ -3.69%
S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 89.62 ▼0.67 % ARI 4,391 ▼0.13 % S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 89.62 ▼0.67 % ARI 4,391 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
02 Sep 2026
Breaking
Politika

U dorëqhoq nga detyra si ministre e Shëndetësisë, Sala: Kam pranuar disa angazhime ndërkombëtare në onkolologji, mirënjohëse Ramës për mbështetjen

Evis Sala ka bërë me dije se ka dorëzuar dorëheqjen nga detyra e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Sala deklaroi se vendimi vjen pasi ka pranuar disa angazhime ndërkombëtare në fushën e saj të ekspertizës, atë të onkologjisë, inteligjencës artificiale dhe inovacionit. Sala tha se mbledhja e fundit e kabinetit qeveritar ishte edhe dita e fundit e saj në këtë detyrë.

“Sot ishte mbledhja ime e fundit si anëtare e kabinetit qeveritar, pasi kam pranuar disa angazhime ndërkombëtare të rëndësishme në fushën time të ekspertizës: onkologji – inteligjencë artificiale – inovacion”, shkroi ajo.

Sala mori detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale një vit më parë. Në mesazhin e saj, ajo falënderoi kryeministrin Edi Rama për besimin dhe mbështetjen, si dhe mjekët, infermierët dhe punonjësit e sistemit shëndetësor e të mirëqenies sociale. Ajo vlerësoi gjithashtu punën e bërë gjatë këtij viti në sektorin e shëndetësisë, duke theksuar se disa prej ndryshimeve janë tashmë të dukshme, ndërsa të tjera sapo kanë nisur. Sala nënvizoi se largimi nga posti ministror nuk do të thotë shkëputje nga angazhimi i saj për Shqipërinë.

“Angazhimi im për Shqipërinë nuk lidhet me një post. Ai është pjesë e asaj që jam dhe do të vazhdojë përmes dijes, eksperiencës dhe rrjetit tim profesional ndërkombëtar”, u shpreh ajo.

Postimi i plotë:

Sot ishte mbledhja ime e fundit si anëtare e kabinetit qeveritar, pasi kam pranuar disa angazhime ndërkombëtare të rëndësishme në fushën time të ekspertizës: onkolologji – inteligjencë artificiale – inovacion. Një vit më parë mora përsipër me përgjegjësi të madhe detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, një fushë plot sfida e vështirësi.

I jam mirënjohëse Kryeministrit Edi Rama për besimin dhe mbështetjen, si dhe çdo mjeku, infermieri, profesionisti dhe punonjësi të sistemit të shëndetësisë e mirëqenies sociale që punoi çdo ditë për ta bërë sistemin më të mirë. Një falenderim të veçantë për çdo qytetar shqiptar që më shkroi, sugjeroi apo kërkoi më shumë prej nesh.

Në këtë vit kemi bërë hapa të rëndësishëm në shëndetësi. Shumë prej tyre janë të dukshëm sot, të tjerë sapo kanë nisur. Angazhimi im për Shqipërinë nuk lidhet me një post. Ai është pjesë e asaj që jam dhe do të vazhdojë përmes dijes, eksperiencës dhe rrjetit tim profesional ndërkombëtar.

Sepse detyrat kanë një fillim dhe një fund. Por, përgjegjësia dhe lidhja me vendin tënd nuk kanë kufij!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.