Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,619 ▲ +0.03% ETH $2,057 ▲ +0.31% XRP $1.3189 ▲ +0.27% SOL $79.3200 ▲ +0.11%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Nxita e procesit të paqes në Siri, liderët e 17 vendeve të botës takohen në Mynih

ddNjë përpjekje për të nxitur vazhdimin e bisedimeve të paqes për Sirinë në Gjenevë. I tillë konsiderohet takimi i liderëve të 17 fuqive botërore, mes të cilave Shtetet e Bashkuara, Rusia, Arabia Saudite e Irani, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian dhe Ligës Arabe.

Një ndër propozimet më të rëndësishme të ardhura përpara nisjes së takimit të të ashtuquajturit “Grupi Ndërkombëtar i Mbështetjes për Sirinë”, është ai i Moskës për një armëpushim në Siri, që duhet të nisë më 1 Mars. Kjo çështje u diskutua nga diplomatët e rusë dhe ata amerikanë në Kombet e Bashkuara. Por Uashingtoni është kritik ndaj këtij propozimi. Një datë kaq e largët, i bën Shtetet e Bashkuara të dyshojnë se Rusia dhe qeveria e Bashar al-Asadit duan të shfrytëzojnë periudhën kohore deri në nisjen e armëpushimit për të shkatërruar grupet e moderuara rebele.
Për t’u diskutuar janë shtruar edhe hapat për të zbutur emergjencën humanitare në Siri, krijuar si pasojë e thellimit të konfliktit të armatosur të ashpër dhe të gjithëanshëm. Disa prej shteteve anëtare të këshillit të sigurimit të kombeve të bashkuara i kanë bërë thirrje Rusisë, të ndalë sulmet ajrore. Ditët e fundit, ushtria e Bashar al-Asadit, e ndihmuar nga bombardimet nga ajri të Moskës, ka ndërmarrë një ofensive të ashpër në Alepo për të marrë kontrollin e qytetit nga terroristët. Por kjo ofensivë ka detyruar 50 mijë banorë të largohen nga qyteti dhe t’i drejtohen Turqisë. Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se rrethimi mund të ndërpresë furnizimin me ushqim dhe mjete të tjera jetike për 300 mijë banorë.
Bisedimet për paqen në Siri, që mbahen në Gjenevë duhej të rinisnin në fillim të këtij muaji. Por procesi u ndal pasi përfaqësuesit e grupimeve opozitare kërkuan që qeveria e Asadit të ndalte ofensivën e ashpër kundër tyre në Siri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.