🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,632 ▼ -0.42% ETH $2,054 ▼ -1.45% XRP $1.3114 ▼ -0.69% SOL $79.3600 ▲ +0.76%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Obama viziton xhaminë: Retorika antimyslimane, e pajustifikueshme

“E para gjë që dua t’i them komunitetit mysliman në Amerikë, është një fjalë që ata nuk e dëgjojnë shpesh : Faleminderit!”.

Me këto fjalë e nisi presidenti Barack Obama vizitën e tij të parë në një xhami të SHBA-ve.  Ai vlerësoi myslimanët  amerikanë  si “disa nga qytetarët  më të respektuar dhe patriotë që ka takuar ndonjëherë. Rritja e islamofobisë në vend është një fenomen që s’duhet kurrsesi të ndodhë”, tha Obama.

“Paragjykimi ndaj myslimanëve ushqehet  nga injoranca në mesin e amerikanëve për komunitetin dhe besimin islam”, tha Presidenti amerikan.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë dënoi atë që e cilësoi  si “retorikë te pafalshme politike” në lidhje me besimin Islam, duke iu referuar dukshëm komenteve te bëra gjatë fushatës nga kandidati republikan për president, Donald Trump.

“Shumë dëgjojnë për myslimanët pas ndonjë akti terrorist, apo dëgjon të shtrembëruara portretizimet që mediat dhe televizioni i identifikon ata , duke bërë që të krijohet një përshtypje tjetër, tërësisht e gabuar”.

Vizita e Barack Obamës në xhami ishte konceptuar si  mbrojtje e lirisë fetare dhe një deklaratë kundër fanatizmit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka vizituar disa xhami në vizitat e tij zyrtare në vende të ndryshme të botës, por kjo është hera e parë që ai vizitonte një të tillë në SHBA, ku ishte përzgjedhur xhamia në Maryland. Në vitin 2009, menjëherë pas marrjes së detyrës, Barack Obama ka mbajtur një fjalim historik në Universitetin e Kajros, duke premtuar se Amerika nuk do të jetë kurrë në luftë me besimin Islam.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.