🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.10 ▲1.7%
ARI 3,919 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,594 ▼ -2.07% ETH $2,253 ▼ -1.81% XRP $1.2523 ▼ -0.01% SOL $91.7100 ▼ -2.94%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.10 ▲1.7 % ARI 3,919 ▼1.29 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.10 ▲1.7 % ARI 3,919 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

OBRM-PDUKM: Rasti për tragjedinë në spitalin modular në Tetovë nuk duhet të mbetet në sirtar

Nga partia maqedonase në pushtet OBRM-PDUKM, thonë se “pesë vite pas formimit të lëndës, Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e udhëhequr nga Islam Abazi, argat i Zoran Zaevit, Venko Filipçes dhe Ali Ahmetit, solli vendim ta mbyllë lëndën për 19 spitalet modulare, duke thënë se nuk ekziston dyshim i bazuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare.

Nga OBRM-PDUKM, thonë se Filipçe dhe Zaev, në vend që t’i përmirësonin standardet e spitaleve, atëherë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, me propozim të qeverisë, e ndryshoi Ligjin për ndërtim me procedurë të përshpejtuar, me qëllim që ky tip objektesh të vendoset si pajisje urbane, për vendosjen dhe lejen e të cilave do të jepte miratim Ministria e Shëndetësisë, pra Venko Filipçe si ministër i atëhershëm.

“Kjo do të thotë se Venko Filipçe mban përgjegjësi direkte për vendosjen e spitaleve modulare, dhe sigurisht edhe për tragjedinë që ndodhi në Tetovë”, thonë nga partia në pushtet.

Ata shtojnë se, përveç kësaj, Filipçe nuk ka nënshkruar specifikime teknike minimale, as ka bërë elaborat për energjinë elektrike, me çka është fajtor direkt për zjarrin e 8 shtatorit, dhe gjithashtu, nuk duhet harruar se objekti në Tetovë ishte vendosur drejtpërdrejt mbi rezervuarin e një pompe benzine.

“Veçanërisht shqetëson fakti që lënda për vite të tëra ka mbledhur pluhur, fillimisht në sirtarin e Vilma Ruskovskës, pastaj në atë të Elizabeta Josifovskës, të dyja prokurore nga ish‑PSP kriminal, që në fund, pikërisht PP për krim të organizuar e udhëhequr nga shërbëtori i LSDM dhe BDI, Abazi, të sjellë vendim se nuk ka bazë për ndjekje penale. Dhe këtë, vetëm një muaj para largimit nga pozita udhëheqëse në prokurori, Abazi i kryen porositë e fundit për mbrojtjen e shefave të tij dhe shpëtimin e Venko Filipçes nga ndjekja penale. Por, mbyllja e lëndës nuk do të thotë se e vërteta është përgjithmonë e mbyllur – mund të ndodhë të paraqiten prova të reja dhe procedura mund të hapet përsëri”, thonë ata.

Në njoftimin partiak qëndron se OBRM-PDUKM do të vazhdojë të insistojë në zbardhjen e plotë të tragjedisë në Tetovë dhe në përgjegjësi për të gjithë ata që kanë bërë lëshime ose keqpërdorime, sepse drejtësia për 14 të vdekurit nuk duhet të mbetet në sirtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.