🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.64 ▲2.26%
ARI 3,921 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,778 ▼ -1.77% ETH $2,254 ▼ -1.34% XRP $1.2539 ▲ +0.23% SOL $92.0300 ▼ -2.45%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.64 ▲2.26 % ARI 3,921 ▼1.24 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.64 ▲2.26 % ARI 3,921 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Mungesa e himnit shqiptar në Pustec, reagon Rama: Parodi domethënëse

Mungesa e Himnit Kombëtar Shqiptar në ceremoninë e zhvilluar në Pustec, ku u intonua vetëm himni i Maqedonisë së Veriut, ka shkaktuar reagime nga autoritetet shqiptare.

Në aktivitetin kulturor, ku morën pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, nuk u ekzekutua himni shqiptar.

Kolefski kërkoi ndjesë për situatën, duke sqaruar se Bashkia e Pustecit nuk ishte organizatore e aktivitetit, por vetëm e ftuar. Ai tha se paraprakisht kishte kërkuar që krahas himnit maqedonas të ekzekutohej edhe Himni Kombëtar Shqiptar.

Për ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e cilësoi situatën si “një parodi domethënëse për botëkuptimet tona të ndryshme në këtë lagje të Europës”.

Rama vlerësoi qëndrimin e kryebashkiakut të Pustecit, duke theksuar se Kolefski kishte kërkuar paraprakisht që të luhej edhe himni shqiptar, por kërkesa e tij ishte injoruar.

“Kërkoi ndjesë për një faj që nuk ishte i tij. U tregua një shtetar dhe qytetar i denjë i Shqipërisë Europiane, në nder të vetes dhe të komunitetit të tij maqedonoverior, të cilit i duam vetëm më të mirën”, u shpreh Rama.

Kryeministri shqiptar e shfrytëzoi rastin edhe për të përcjellë një mesazh kundër asaj që e cilësoi si “nacional-folklorizëm ballkanik”, duke theksuar se Shqipëria dhe Europa e Ballkanit nuk duhet të bien në nivelin e përplasjeve simbolike.

“Shqipëria, Europa e Ballkanit, kurrsesi nuk mund t’ia lejojë dhe nuk do t’ia lejojë vetes ta zbresë monedhën e vlerave të saj në nivelet e parodisë së Pustecit”, deklaroi Rama.

Reagim ka pasur edhe nga Ministria për Evropën dhe Politikën e Jashtme, e cila shprehu keqardhje për faktin që Himni Kombëtar Shqiptar nuk u luajt krahas atij të Maqedonisë së Veriut.

MEPJ theksoi se, ndonëse aktiviteti ishte organizuar nga një shoqatë lokale, prania e përfaqësuesve të lartë institucionalë dhe e të zgjedhurve vendorë i jepte ceremonisë një dimension të veçantë publik.

Sipas ministrisë, mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar përbën “një mungesë serioze dhe një shmangie nga rregullat e shkruara dhe të pashkruara të mirësjelljes dhe protokollit”.

“Respekti për simbolet kombëtare nuk duhet të jetë çështje politike apo interpretimi. Ai është pjesë e etikës institucionale, e protokollit dhe, mbi të gjitha, e respektit të ndërsjellë”, thuhet në reagimin e MEPJ-së.

Ministria nënvizoi gjithashtu se në Pustec, ashtu si në çdo hapësirë të Republikës së Shqipërisë, respekti për simbolet kombëtare është pjesë e respektit për qytetarët dhe e vlerave të bashkëjetesës demokratike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.