☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 87.13 ▲0.35%
ARI 4,636 ▲1.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $77,120 ▲ +7.22% ETH $2,386 ▲ +4.27% XRP $1.3766 ▲ +15.53% SOL $90.8000 ▲ +4.22%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 87.13 ▲0.35 % ARI 4,636 ▲1.41 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 87.13 ▲0.35 % ARI 4,636 ▲1.41 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Boterori

Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

UEFA dhe CONCACAF kanë nisur diskutimet për krijimin e një turneu të përbashkët të Ligës së Kombeve, ku do të përfshiheshin të gjitha 96 kombëtaret e Europës, Amerikës së Veriut, Qendrore dhe Karaibeve.

Sipas “The Guardian”, ideja është ende në fazat e para të diskutimit, por turneu i ri mund të nisë që në vitin 2028, pas përfundimit të Kampionatit Europian.

Formati pritet të ngjajë me Ligat aktuale të Kombeve të UEFA-s dhe CONCACAF-it. Kombëtaret do të ndaheshin në disa nivele, ndërsa ekipet më të r ou mira të Ligës A do të përballeshin mes tyre në ndeshje zyrtare. Kjo do të mundësonte përballje të rregullta mes gjigantëve europianë si Spanja, Franca, Anglia dhe Gjermania dhe kombëtareve të fuqishme të CONCACAF-it, si Meksika, SHBA-ja dhe Kanadaja.

Faza e ligës do të zhvillohej gjatë dritareve ekzistuese ndërkombëtare të shtatorit, tetorit dhe nëntorit, ndërsa faza finale do të luhej në mars dhe finalet në qershor.

Projekti do të zëvendësonte ndeshje të tjera ndërkombëtare dhe jo të shtohej mbi kalendarin ekzistues. Për të reduktuar udhëtimet, ndeshjet do të organizoheshin edhe në bazë të zonave gjeografike.

Nisma vjen në një moment kur marrëdhëniet mes UEFA-s, CONCACAF-it dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, janë tensionuar ndjeshëm. Dy konfederatat kanë kundërshtuar pozicionin e Infantinos pas polemikave rreth planit FIFA Forëard Enterprise dhe po punojnë për një kandidat alternativ në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s në marsin e ardhshëm.

Një Ligë e përbashkët do të kishte gjithashtu një potencial të madh ekonomik, pasi ndeshjet mes skuadrave europiane dhe atyre të Amerikës së Veriut do të ishin shumë tërheqëse për tregun ndërkombëtar.

Në projekt mund të përfshihen në të ardhmen edhe kombëtaret e AFC-së (Konfederata Aziatike e Futbollit), megjithëse kjo shihet si një mundësi më afatgjatë.

Për momentin, UEFA dhe CONCACAF nuk kanë konfirmuar zyrtarisht projektin, por një burim i njohur me diskutimet ka konfirmuar se bisedimet për krijimin e turneut kanë nisur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.