Bota

OJQ: Ofensivë e ISIS-it në mbrojtje të bastioneve

Xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik (ISIS) kanë ndërmarrë kundërsulme me kamikazë dhe autobomba për të mbrojtur bastionet e tyre në Minbej dhe Tabqa në veri të Sirisë në luftë, raportoi sot një OJQ.

Grupi ultraradikal po përballet prej 31 majit me një ofensivë të kryesuar nga luftëtarët arabë dhe kurdë të Forcave Demokratike Siriane (FDS) për të rimarrë Minbej.

Ky bastion xhihadist është plotësisht i rrethuar duke i privuar ISIS-it vijëkalimin kryesor për furnizimin me mjetet e nevojshme që vijnë nga Turqia.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), hyrja e FDS-së në qytetin që shtrihet në provincën e Alepos është ngadalësuar nga sulmet kamikaze thuajse me intensitet të përditshëm të ISIS-it.

”Dje, grupi xhihadist ndërmori shtatë sulme, dy sulme me dy kamikazë dhe pesë me autobomba në periferi në jugperëndim të Minbejit”, bëri të ditur për median, Rami Abdel Rahmane, drejtor i OSDH-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button