☁️
Tiranë 17°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,995 ▲ +1.05% ETH $2,063 ▲ +1.43% XRP $1.3223 ▲ +1.7% SOL $79.9500 ▲ +1.9%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Politika

Opozita braktis Kuvendin, i bashkohet protestës

Ka nisur protesta e të rinjve demokratë para Kuvendit të Shqipërisë, për dorëheqjen e kreut të Kuvendit Ilir Meta. Të rinjtë janë mbështetur edhe nga deputetët e opozitës, të cilët braktisën Parlamentin, pas fjalimit të deputeti Eduard Halimi.

Nga protesta e sotme e opozites
Nga protesta e sotme e opozites

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, iu bashkua që prej fillimit protestës së të rinjve, duke u shprehur se opozita do të kërkojë drejtësi deri në fund, për zbardhjen e akuzave të deputetit Tom Doshi për një atentat që pretendohet nga ai se është sajuar nga Ilir Meta.

Paloka theksoi se opozita kërkon dorëheqjen e Metës. Ai i njoftoi të rinjtë protestues se, grupi parlamentar i PD-së do të hyjë në Kuvend, dhe më pas do t’i bashkohet protestës për të kërkuar dorëheqjen e kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Protesta pritet të vazhdojë me daljen e grupit parlamentar i PD-së. Ka një numër relativisht të madh të forcave të policisë, pasi, ishte menduar që protesta do të kishte një numër më të madh pjesëmarrësish, ndaj dhe policia ndodhet në gatishmëri.

Policia e Tiranës ka marrë masat e duhura për zhvillimin normal të kësaj proteste. Ajo njoftoi që dje se, do të ketë bllokim të lëvizjes së mjeteve në rrugën “George W Bush”, segmenti nga rruga e Elbasanit deri te sheshi “Partizani i panjohur”. Gjithashtu do të ndalohet pjesërisht parkimi i automjeteve në rrugën e lartpërmendur, duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 12:30 të datës 19 mars 2015.

Halimi: Krimi ka kapur majën e piramidës shtetërore

Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi theksoi sot në Parlament se, kreu i Komisionit të Çështjeve të Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman, kërkoi  që kryetari i Kuvendit shqiptar të japë dorëheqjen, që pasi sipas tij, edhe nëse Shqipëria do ishte me një kulturë perëndimore si Gjermania, duhej ta bënte.

Halimi kërkoi dekriminalizimin e kuvendit. Sipas tij, një javë më parë oligarkia arriti kulmin e vet, me akuza për larje hesapesh politike.

“Kërkojmë largimin për një hetim të paqësueshëm. Nuk mund të jetojmë me frikën e fëmijëve në shkolla se krimi mund t’i shkatërrojë. Nuk mund të mbajnë në shpinë peshën e lartë të krimit. Mijëra të rinj kanë ardhur sot këtu për të kërkuar dorëheqjen e Metës. Kërkojnë largimin e kryetarit të Kuvendit, për të lënë të lirë prokurorinë të hetojë, të largohet kryetari që akuzohet për vrasjen e mikut të ngushtë të kryeministrit deri dje. Krimi ka kapur majën e piramidës shtetërore”.

Halimi akuzoi ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, se pret vrasës dhe trafikantë në zyrat e tij, dhe kryeministrin që fsheh krimin dhe nuk përballet me opozitën dhe qytetarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.