Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,646 ▼ -0.07% ETH $2,062 ▲ +0.5% XRP $1.3166 ▼ -0.04% SOL $79.3500 ▼ -0.04%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Opozita refuzon propozimin për armëpushim

Opozita siriane në ekzil refuzoi me forcë propozimin për një armëpushim në Siri, i kërkuar nga SHBA-ja dhe Rusia.

Riad Hijab, president i Këshillit të Lartë të Opozitës Siriane, delegacion i ngarkuar për bisedimet e paqes me qeverinë e Damaskut, të ndërmjetësuara nga OKB, konfirmoi që asgjë nuk mund të arrihej ndërkohë që Assad ishte në pushtet.

”Asnjë marrëveshje nuk është e mundur përderisa presidenti Assad është ende në pushtet”, deklaroi ai.

Fuqitë e Mëdha dështuan në një armëpushim të plotë në Siri duke rënë dakord vetëm për një ndalim të raprezaljeve, deklaroi sot në mëngjes sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

”Armëpushimi i pjesshëm nuk do të aplikohet për ISIS-in dhe milicinë e Frontit al-Nusra”, theksoi ai.

”Një takim i Grupit Ndërkombëtar Mbështetës për Sirinë në Mynih rezultoi në një marrëveshje tjetër për zgjerimin dhe përshpejtimin e ndihmave humanitare në qytetet e rrethuara siriane duke filluar nga mëngjesi i ditës së hënë”, deklaroi Kerry.

Kerry, homologu i tij rus, Sergei Lavrov dhe i dërguari i OKB-së, Staffan de Mistura zhvilluan gjashtë orë bisedime me ministrin e Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe ministra të tjerë të Jashtëm të Evropës dhe Lindjes së Mesme për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Ajo parashikon krijimin e dy task forcave për të mbikëqyrur në mënyrë të pavarur shpërndarjen e ndihmave humanitare dhe ndalimin e raprezaljeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.