🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,075 ▼ -0.08% ETH $2,045 ▼ -0.34% XRP $1.2997 ▼ -1.22% SOL $79.8600 ▼ -0.35%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Opinion

OSBE trajnon qentë…

Nga Lutfi Dervishi

Me një ceremoni që mund të rivalizojë çdo samit të NATO-s për nga serioziteti dhe pompoziteti, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka organizuar takimin e dytë rajonal të ekspertëve për të diskutuar… . përmirësimin e kuadrit rregullator për njësitë e qenve të policisë.

Ngjarja e dates 1 Mars, e cila lë në hije dy samite të rëndësishme të mbajtur po në Tiranë do të hyje në histori si kontribut i çmuar jo vetëm për sigurinë rajonale, por edhe për diplomacine ndërkombëtare.

Eventi që mblodhi elita të qenve të policisë nga e gjithë Ballkani dhe më gjerë, u raportuar në detaje nga media gjysem zyrtare.

‘Duke marrë parasysh sfidat e ngjashme me të cilat përballet rajoni ynë,’ tha një zyrtar i OSBE-së me një seriozitet që do të bënte për të qeshur edhe një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, ‘këto takime shërbejnë si një platformë për shkëmbimin e njohurive mes qenve që përfitojnë nga projektet e ndihmës së OSBE-së.’

Ndërsa, një përfaqësues i lartë i Ministrisë se Brendshme, theksoi rëndësinë e këtyre takimeve për ‘rritjen e kapaciteteve të Policisë Kufitare dhe Migracionit’.

Por, ylli e vërtetë i seminarit ishte manuali i sapohartuar i trajnimit. Një dokument i tillë, i përgatitur ‘në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe sipas nevojave të Policisë së Shtetit,’ është aq cilësor saqë mund të bëjë që librat e Harry Potter të duken si letërsi e dorës së fundit.

Manuali do të shërbejë si një mjet për rritjen profesionale të të gjithë shoqëruesve dhe instruktorëve të qenve të policisë, duke i pajisur ato me aftësitë e nevojshme për të zbuluar armët e zjarrit, municionet dhe lëndët plasëse të jashtëligjshme.

Imagjinoni vetëm për një moment sikur me fondet e BE dhe nën kujdesin e OSBE,

qentë e pranishëm të trajnoheshin edhe për nuhatjen e parave të pista, për drogën dhe pse jo edhe shitblerjen e votës.

Një qen që nuhat paratë e pista jep një kontribut praktik të vlefshëm sa të gjithë rekomandimet e Money Val për Shqipërinë. Po kështu duke nuhatur paratë në tuba sobe, kasaforta apo muret e shtëpive të shërbëtoreve publike qentë do të ishin heronjtë e luftës së pastrimit të parave.

Sa i përket nuhatjes së drogerave të forta apo kanabisit, qentë e këtushëm falë përvojës së fituar ndër mandate mund të trajnonin qentë e rajonit dhe më gjerë.

 Tjetër kontribut të madh, qentë (nëse trajnohen siç duhet) mund të japin për të luftuar fenomenin e shëmtuar të shitblerje se votes. Me këtë kontribut plotësohen edhe 90% e rekomandimeve të OSBE-ODHIR për çdo zgjedhje në Shqipëri

Manuali i ri i trajnimit do të përfshinte kapituj të tërë kushtuar teknikave të avancuara të nuhatjes për zbulimin dhe identifikimin e individëve të përfshirë në blerjen dhe shitjen e votave.

‘Një Kapitull i Ri në Luftën Kundër Korrupsionit: Qentë e policisë dhe aftësitë e tyre të jashtëzakonshme’ do të ishte një broshurë që do të lexohej me endje nga të gjithë, nga zyrtarët e lartë të shtetit, kryetaret e partive, deputetët, e deri tek qytetarët e zakonshëm, të cilët dëshirojnë të shohin ndryshim.

Mendoni për një moment një botë pa droge, pa armë, pa para të pista dhe pa shit-blerje votash’. Shqipëria ka shanse të jetë vendi i parë që bëhet parajsa mbi dhé.

Vendi e ka domosdoshmëri anëtarësimin në BE. Por nisur nga seminari i fundit i OSBE-se ja vlen me shumë të investosh të qentë se te Inteligjenca Artificiale.

Investimi është afat gjatë sepse kur hedh paratë ne këtë sektor ke investuar jo thjesht te qentë e sotëm, por edhe te qentë e bijtë e qenve.

I vetmi rrezik në këtë skenar është se pas trajnimit të qenve (edhe për drogën, paratë e pista dhe shit -blerjen e votës) dhe përgatitjes se manualit përkatës, OSBE del pa punë.

Tek e fundit, projektet revolucionare gjithmonë kanë krijuar probleme sociale!

Progresi është i pamëshirshëm!

P.S. Kur ta tërmeti me 2019 rezultoi se nuk kishim asnjë qen. Qeni mbërriti nga Kosova. Për tërmetin e ardhshëm jemi te sigurte që në mos qen, patjetër do të kemi një manual të shkëlqyer!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.