☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 26 August 2026
S&P 500 7,675 ▼0.03%
DOW 53,446 ▼0.24%
NASDAQ 26,116 ▼0.14%
NAFTA 82.63 ▲0.33%
ARI 4,652 ▼0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $78,469 ▼ -0.96% ETH $2,462 ▼ -0.37% XRP $1.3837 ▼ -6.29% SOL $96.8000 ▼ -1.43%
S&P 500 7,675 ▼0.03 % DOW 53,446 ▼0.24 % NASDAQ 26,116 ▼0.14 % NAFTA 82.63 ▲0.33 % ARI 4,652 ▼0.9 % S&P 500 7,675 ▼0.03 % DOW 53,446 ▼0.24 % NASDAQ 26,116 ▼0.14 % NAFTA 82.63 ▲0.33 % ARI 4,652 ▼0.9 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Sporti

Pafos-Dinamo/ Daja dhe Dita besojnë te kualifikimi

Dinamo do të zhvillojë nesër në orën 19:00, ndeshjen e kthimit të fazës Play-Off të UEFA Europa Conference League ndaj Pafos në Limasol. Në prag të kësaj ndeshjeje të rëndësishme u zhvillua konferenca për shtyp e “bluve” ku u paraqit trajneri Ilir Daja dhe kapiteni Bruno Dita.

Trajneri Daja theksoi se skuadra është e plotë dhe gati për këtë ndeshje të rëndësishme, duke theksuar rëndësinë e ndeshjes dhe forcën e kundërshtarit i cili në fushën e tij ka një marsh më shumë. “Ndeshja e parë ka qenë një ndeshje e barabartë, gjë të cilën e tregoi dhe rezultati. Në pjesën e parë nuk ishim në nivelin tonë më të mirë por në fundin e fraksionit të parë ashtu dhe në fillimin e pjesës së dytë kishim shanset tona.

Kur luan me një skuadër të fortë si Pafos, duhet të jesh efikas në finalizim. E dimë se çfarë loje na pret në ndeshjen e nesërme, me Pafosin që është një skuadër më e fortë në fushën e tyre. Ne kemi punuar mirë në ato ditë që kemi pasur në dispozicion duke parë dhe që në fundjavë nisëm kampionatin.

Në fokusin kryesor gjatë seancave stërvitore ka qenë finalizimi sepse në të tilla nivele nuk është se të krijohen shumë shanse. Ato shanse që krijohen duhet të finalizohen.”, përfundoi fjalën e tij professor Daja.

Kapiteni Bruno Dita u shpreh optimist në prag të kësaj ndeshjeje të rëndësishme duke nënvizuar se skuadra do të japë 101%. “Për ne është një arritje e madhe që jemi sot këtu për të luajtur Play-Offin e Conference League për të dytin sezon me radhë. E kishim si objektiv që në fillim të këtij rrugëtimi europian të vinim në këtë moment për të arritur fazën në grupe. Gjendja në skuadër është shumë e mirë. E dimë forcën e kundërshtarit por ne kemi shumë besim që nesër do të dalim me rezultatin e kërkuar dhe do të arrijmë qëllimin tonë“, theksoi kapiteni Dita.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.