🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 109.71 ▲9.58%
ARI 4,627 ▼3.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,190 ▼ -3.46% ETH $2,030 ▼ -4.89% XRP $1.2972 ▼ -4.05% SOL $78.3000 ▼ -6.1%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 109.71 ▲9.58 % ARI 4,627 ▼3.86 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 109.71 ▲9.58 % ARI 4,627 ▼3.86 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Politika

Papa gjatë kthimit në Romë: Shqipëria vend evropian. Komunizmi, periudhë mizore

papa-ne-avion-320x223Udhëtimi i kthimit nga Shqipëria në Romë, zgjati 90 minuta, por gjithsesi Papa Françesku gjeti rastin të tregojë në avion përshtypjet e tij pas vizitës zyrtare 11-orëshe në vendin tonë.

Gjatë bisedës së tij me gazetarët, Papa theksoi se Shqipëria është në periferi të Evropës dhe pavarësisht se aty jeton një shumicë myslimane, “ai nuk është një vend mysliman, por evropian, pasi bashkëpunimi mes tre feve është thelbësor. Aty ka një bashkëjetesë, kulturë dhe tolerancë fetare”.

Megjithatë, Ati i Shenjtë është befasuar nga rinia e Shqipërisë: “Më thanë se është popullata më e re e aftë për të ndërtuar vëllazërinë”.

Vitet e persekutimit komunist, Papa i kujton me dhimbje: “Kisha dy muaj që studioja për periudhën e vështirë që ka kaluar Shqipëria, ka qenë një periudhë mizore dhe e tmerrshme. Kur pashë ato fotografitë e martirëve, jo vetëm të katolikëve, por edhe të ortodoksëve dhe myslimanëve, u preka… I vrisnin sepse pranonin që besonin në Zot. Të tre komunitetet fetare kanë qenë dëshmitarë të vëllazërisë”, – përfundoi kreu i Vatikanit.

1 Koment

  • albano 22 September 2014, 17:05

    PAPA E KUPTOI PER NJE DITE KUSH ISHTE KOMUNIZMI ... CFARE ..KRIMESH TE NDYRA KANE BERE ......POR KA DISA LOPE QE EDHE SOT MBAS 70 VJETESH NUK E KUPTOJNE ... KY ESHTE CIVILIZIMI DHE KAFSHERIA ..NON CIVILIZIMI ... ...

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.