Sporti

Partizani fiton 1-0 në Korçë, mban gjallë shpresat për titull

Partizani mban gjallë shpresat për titull, pasi arriti të marrë tre pikë në një ndeshje dramatike në Korçë përballë Skënderbeut. Goli i Emiljano Vilës bën që “të kuqtë” të vazhdojnë të ëndërrojnë për trofeun e ligës.
Kur luhej minuta e 89, Partizani fiton një goditje dënimi pranë portës së Skënderbeut dhe pas krosimit të Kalarit, Vila shënon golin që vlen 3 pikë.
Në të vërtetë, Vila ishte i pafat në fillim të pjesës së dytë, kur gjuajti nga jashtë zone me të majtën e tij, topi u përplas në të dyja shtyllat, ndërsa topi u rikthye te Fili, por as ky i fundit nuk arriti të shënojë.
Skënderbeut i mjafton vetëm një pikë nga sfida e fundit ndaj Flamurtarit, por korçarët tani do të vuajnë edhe mungesën e sulmuesit Hamdi Salihi i cili u ndëshkua me karton të verdhë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button