Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 06 April 2026
S&P 500 6,601 ▲0.28%
DOW 46,600 ▲0.21%
NASDAQ 21,971 ▲0.42%
NAFTA 112.44 ▲0.81%
ARI 4,683 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,886 ▲ +3.73% ETH $2,165 ▲ +5.27% XRP $1.3502 ▲ +4% SOL $82.4100 ▲ +3.31%
S&P 500 6,601 ▲0.28 % DOW 46,600 ▲0.21 % NASDAQ 21,971 ▲0.42 % NAFTA 112.44 ▲0.81 % ARI 4,683 ▲0.08 % S&P 500 6,601 ▲0.28 % DOW 46,600 ▲0.21 % NASDAQ 21,971 ▲0.42 % NAFTA 112.44 ▲0.81 % ARI 4,683 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Politika

PD e gatshme për transparencë dhe hetim në lidhje me akuzat për kredinë

Oriela-Nebiaj16tetor-598x350Partia Demokratike ka dënuar sot sulmet politike ndaj opozitës ndërmarrë së fundmi nga maxhoranca në lidhje me kredinë e marrë në 2009. Nepermjet nje deklarate, zëdhënësja Oriela Nebiaj, tha se “kredia e marrë në 2009 u vlerësua nga FMN si arritje e qeverisë dhe shpëtoi financat nga kolapsi”.

Partia Demokratike është e hapur për hetim dhe transparencë, tha ajo, duke shtuar se “në kohën kur ekonomia është në rënie dhe gjithë treguesit e saj janë përkeqësuar, qeveria nuk merr asnjë masë, por zgjedh të sulmojë opozitën. Në vend se të rishohë politikën me taksat, të mos i rrisë, por t’i reduktojë ato, në vend qe të heqë dorë nga asfiksia që po i bën biznesit, qeveria zgjedh të sulmojë opozitën”.

Zedhenesja sqaroi se “kredia e marrë në vitin 2009 është vlerësuar në atë kohë nga FMN si arritje e qeverisë shqiptare. Kredia parandaloi rënien e financave të vendit në kolaps dhe me përmirësimin e kushteve në tregjet financiare botërore, kjo kredi u zëvendësua me një kredi shumë më të lirë pa u mbushur viti”. “Partia Demokratike është e hapur për çdo hetim dhe fton organet kompetente të bëjnë transparencë deri në fund”, u shpreh Nebiaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.