Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,186 ▼ -1.41% ETH $2,173 ▼ -2.31% XRP $1.4160 ▼ -2.03% SOL $86.6400 ▼ -3.21%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Opinion

PD-ja, si Firmë Piramidale!

Nga Indrit Vokshi

I madhi Salë Berisha, paska përjashtuar nga PD disa njerëz!

Ta sqaroj paraprakisht: Mua smë ka përjashtuar kush, kam ikur vetë, si për distancë higjenike, si për mospërputhje interesash. Krejt normale kjo. Sot nëse dua të votoj, edhe pa e pasur emrin, kudo në çdo dege, shkoj dhe votoj, sepse ata më njohin vete dhe ma japin fletën edhe pa e pasur emrin. Mund tu shkoj në çdo mbledhje dhe thonë eja ulu tek rreshti i parë. Sepse thellë-thellë ata e dinë se kush është kush, ata si besojnë as vetë shumë akuza që bëjnë apo mbështesin. E ky korrupsion moral i tyre, kjo mungesë guximi, dhe fshehja e mendimeve dhe shqetësimeve, ka për t’i fundosur keq. Dua të them nuk e kam personale ketë kritikë pasi ftesën prej tyre e kam pasur kurdoherë. Thjesht nuk pranoj unë.

Veç dua të them diçka mbi përjashtimet:

Përjashtimi nuk është statistikë, a përjashtove 3 apo 4, a përjashtove 20 apo 35. Përjashtimi është mesazh. Dhe është mesazh krejt i fortë dhe thellësisht negativ dhe rrënues për organizatën. Përjashtimi iu thotë njerëzve se nuk jeni të sigurt, se investimi dhe angazhimi juaj është Firmë Piramidale; ke investuar prej vitesh por një ditë zgjohesh dhe merr vesh se aksionet e tua nuk janë më, se bordi nuk t’i njeh aksionet. Kjo është firma politike piramidale. Ka ketë lloj pasigurie.

Ky lloj mesazhi rrënon, largon, pakson dhe është e vështirë t’i rimbledhësh njerëzit. Tjetri, dikush pa histori të gjatë në parti, mendon; kur ua zeruan aksionet atyre që kanë punuar prej vitesh për atë organizatë, ne të tjerëve na e shkruajnë emrin me laps e na e fshijnë me gomë, dmth sna llogarit askush. Atëherë pse të investohemi aty?

Qeverisja e Edi Ramës është në ditët kur ka më pak legjitimitet publik e politik se kurrë ndonjëherë. Nuk ka çfarë i thotë më Shqipërisë. Nuk ka çfarë i jep më. Nuk ka me çfarë argumentesh të fitojë superioritet në debatin publik.

E ti çfarë bën në këto kushte e përballë këtij shansi? Jep mesazhin se je Firmë Piramidale.

Tash për tash, shumica e asaj organizatë janë ende nën narkozë. Ende ecën akuza dhe justifikimi “Ky tradhëtar, ai i shitur”. Por kur të nisë tiu dalë pak nga pak narkoza, do ta kuptojnë çfarë katastrofe kanë shkaktuar duke e pranuar dhunën e udhëheqjes kundër anëtarëve, mirëpo do të jetë krejt vonë. Zgjedhjet do tiu tregojnë se sa vonë janë.

Është si puna e Nastradinit. Po vidhte Nastradini një dyqan, po sharronte drynin. E pyetën Nastradin çfarë po bën? Po i bie violinës. Cilës violinë, se spo dëgjojmë muzikë? Hajt se ia dëgjoni nesër muzikën.

Edhe këta do tia dëgjojnë muzikën pas 1 viti në zgjedhje bashkiake. Aty do të merret vesh se çfarë avantazhi dhe favorizimi iu kanë bërë partive të tjera, duke mbështetur dhunën e udhëheqjes kundër anëtarëve, duke e përcorfuar atë dhunë me akuza e me sharje.

Direkt nisin thonë: Merruni me qeverinë jo me opozitën. E kanë mësuar ketë refren. Dmth kush thotë mos u merr me ne, e ka llogaritur veten budall me të meta, se veç për budallin thonë mos u merr me të, se është i papërgjegjshëm. Njeriu normal pranon edhe që të tjerët të merren me të, edhe njeh përgjegjësinë e përgjegjshmërinë.

Në vend që të kundërshtojnë dhunën dhe mesazhin e gabuar e tu thonë kryetarit e sekretarit e nënkryetarëve, jeni gabim, po na merrni në qafë, këta vazhdojnë mbështesin dhunën dhe mesazhin e gabuar.

Por fundja secili paguan faturën e veprimeve të veta. Po ia lehtësojnë Edi Ramës mbijetesën, aq sa ska. Socialistët i falenderojnë me plot zemër, edhe pse në heshtje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.