☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,760 ▲ +1.14% ETH $2,266 ▲ +1.04% XRP $1.2563 ▲ +0.17% SOL $96.2700 ▲ +0.75%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Ramush Haradinaj propozon Thaçin për president: T’i vazhdohet mandati që iu ndal në gjysmë

Ish-kryetari i Aleancës, deputeti Ramush Haradinaj ka propozuar Hashim Thaçin për president, duke thënë se do të ishte nder për kombin që t’i vazhdohet mandati si president Thaçit, që i është marr nga një ndërhyrje ligjore.

Haradinaj tha tutje se ka edhe opsione tjera për president.

“Nëse do zgjidhje Kurti, pra regjimi i Kurtit, është në nderin e kësaj legjislature por edhe çdo legjislature që t’ia vazhdojmë mandatin presidentit Thaçi.

Atij i është marrë mandati nga një ndërhyrje ligjore dhe me kthimin e tij është nderin tonë si shqiptar, si komb, jo për shkak të ndonjë afërsie partiake apo politike, por për shkak të një kundërpërgjigje të armiqve të Kosovës që kurrë nuk flenë, që t’ia vazhdojmë mandatin”, tha Haradinaj, raporton Telegrafi.

Sipas tij, përveç Thaçit ka edhe x opsione të tjera mos me mbajt peng Kosovën.

“Pra, po ju them edhe njëherë që armiqtë nuk flenë e regjimi i Kurtit po don me vnu në gjumë Kosovën në interes të armiqve”, tha më tej ai.

Haradinaj tha po ashtu se Kurti e ka instaluar veten mbi Kushtetutë e institucione.

“Ai e ka instaluar veten mbi Kushtetutën, mbi institucionet, mbi çdo obligim kushtetues e ligjor. Mosthirrja e seancës me arsyetimin se nëse s’ka marrëveshje ndodh dhunë në seancë është vetëm alibi. Dhuna ka ndodhur, edhe një dhunë që e shpreh frustrimin, mllefin e qytetarëve pra gjuajtja me vezë për Kurtin, jo pse e ka thirr seancën por pse s’po kandidon kryetarin e Kuvendit që është detyrë dhe obligim i tij dhe i partisë së tij fituese, e jo pse e ka thirr seancën…”, deklaroi ai.

Ish kryetari i Aleancës tha se edhe çështja e marrëveshjes për presidentin është alibi dhe po ndodh qëllimshëm. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.