PD ndan “tortën” e Kuvendit/ Caktohen drejtuesit e komisioneve të reja parlamentare, pa LSI
Nese mazhoranca parlamentare do te vijoje të ruaj të njëjtën skeme të drejtimit komisioneve të Kuvendit, lidershipi demokrat ka vendosur t’ia besoje Albana Vokshit kryesimin e komisionit parlamentar te Shendetesise, Integrimin e merr ne dore Jorida Tabakun ndërsa hyrjes më të re Agron Gjekmarkaj i caktohet drejtimi i komisionit per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Public. Demokratët idetë e qarta i kane edhe për zevendes kryetarët e 5 komisioneve parlamentare.
Zgjedhjet ua prishën planet për bashkëqeverisje Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. LSI mori rezultatin e saj më të dobët, 4 deputetë të pamjaftueshëm për të formuar një grup parlamentar ndaj i duhet ndihma e aleatit të madh në betejën e saj parlamentare.
Kjo ishte hera e fundit kur dy aleatet u shfaqën bashkë pak ditë para zgjedhjeve për të hedhur poshtë zërat për një krisje në koalicion. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi pas humbjes duket se janë angazhuar ne problemet e partisë. Pas 25 Prillit PD-LSI u përballen me një valë largimesh. Rrjedhja më e madhe u shënuan në radhët e demokratëve, ndërsa hemorragjia sot vijoi tek forca e dyte e opozitës. LSI i druhej nje dezertimit të Luan Ramës gjatë zgjedhjeve, por largimi i tij ndodhi më pas tyre. Zëvendës kryetarit të LSI iu deshën 4 muaj reflektin për të dalë në konkluzionin se dikush duhet te mbaje përgjegjësi për humbjen e thelle. Ai mbi supe mori rezultatin zhgënjyes në zonën që drejtoi, Vlorën duke hequr dore nga çdo funksion politik në parti.