Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,827 ▲ +1.01% ETH $2,058 ▲ +1.42% XRP $1.3235 ▲ +2.26% SOL $79.7600 ▲ +2.05%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Politika

PD vijon ditën e dytë të Kuvendit Kombëtar

a-4Kuvendi-i-PDPartia Demokratike po vijon sot ditën e dytë të punimeve të Kuvendit Kombëtar, ku po votojnë 45% e 7500 delegatëve që nuk kanë votuar dje, dhe nga ku pritet të zgjidhen emrat e një numri të madh funksionarësh të Partisë Demokratike, duke nisur nga Sekretari i Përgjithshëm dhe sekretarët funksionalë, deri tek drejtuesit e departamenteve, përgjegjës për përgatitjen e platformave politike në PD, përfshi këtu edhe programin qeverisës dhe elektoral të partisë.

Sot, në Pallatin e Kongreseve po flasin disa prej të zgjedhurve në degët kryesore të PD, teksa votimi rinisi sot në mesditë, ku marrin pjesë delegatët që nuk kanë votuar ende dhe pasdite pritet që të nis procesi i numërimit të votave nga ku do të dalë edhe Këshilli i ri i Partisë Demokratike.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, në konventën e mbledhur për të miratuar ndryshimin e statutit të Partisë Demokratike si edhe për zgjedhjen e Këshillit të ri Kombëtar të PD-së, kanë votuar 55% e 7500 delegatëve. Sipas ndryshimeve të bëra, në këtë Këshill pritet që të jenë rreth 300 anëtarë.

Në ditën e parë të Kuvendit u mbajtën fjalimet kryesore nga kryetari aktual i PD, Lulzim Basha dhe ish-kreu i saj Sali Berisha. Po kështu dje u miratuan ndryshimet në statut si dhe u votua për 150 vende në Këshill.

Në fjalën e tij, kreu Basha u kërkoi ndjesë anëtarëve të kësaj partie, por edhe qytetarëve për gabimet që u bënë gjatë qeverisjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.