🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 107.96 ▲7.83%
ARI 4,652 ▼3.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,379 ▼ -3.15% ETH $2,036 ▼ -4.46% XRP $1.3104 ▼ -2.96% SOL $78.9600 ▼ -5.2%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.96 ▲7.83 % ARI 4,652 ▼3.35 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.96 ▲7.83 % ARI 4,652 ▼3.35 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kosova

PDK-ja e voton Mustafën për kryeparlamentar, nëse LDK e mbështet Thaçin për kryeministër

pdk-ja-e-voton-mustaf-euml-n-p-euml-r-kryeparlamentar-n-euml-se-ldk-e-mb-euml-shtet-tha-ccedil-in-p-euml-r-kryeminist-euml-r_hdDeklarimet e zyrtarëve të lartë të PDK-së se janë të gatshëm të bëjnë kompromis me partitë tjera politike, në mënyrë që t’i hapë rrugën ndërtimit të institucioneve të reja, sipas analistit Halil Matoshi, do të thotë se PDK-ja do të ishte e gatshme ta mbështes dhe ta nominojë Isa Mustafën me kusht që LDK pastaj t’ia jap votën Thaçit si i mandatar për kryeministër, por që asnjëherë ky kompromis i PDK-së nuk do të thotë zmbrapsje të PDK-së nga qëndrimet e tyre.

Matoshi është i bindur se partia që ka marrë shumicën e votave nuk do ta lë pushtetin, ndërsa shpreh frikën se nga kjo situatë vendi mund të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.

I pyetur nëse kompromisi i bërë nga PDK-ja do të thotë edhe “dorëzim” i këtij subjekti politik, Matoshi thotë se “PDK-ja mundet me lehtësi ta nominojë Isa Mustafën për Kryetar Kuvendi, por vetëm me kusht që LDK ta mbështet Hashim Thaçin për mandatar Qeverie, përndryshe kauza e PDK-së janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“PDK-ja nuk zmbrapset nga pushteti në mënyrë të qetë dhe unë druaj se vendi po shkon drejt një krize të re, anarkiste! E them këtë duke pasur parasysh edhe pasivitetin e padurueshëm të Presidentes së vendit, përkatësisht mbështetjen e heshtur që ajo po ia jep PDK-së”, tha analisti Matoshi në një deklaratë për “Botapress”.

Ndërkaq Selatin Kllokoqi përfaqësues i organizatës D4D tha se nëse partitë politike dëshirojnë të tejkalojnë këtë situatë të ngërçit politik, atëherë dikush duhet të lëshoj pe për të hapur rrugë për krijimin e institucioneve.

“Deri më tani nuk kam parë se ndonjëra nga partitë apo koalicionet është duke lëshuar pe në këtë drejtim, por diçka e tillë mund të pritet në ditët në vijim”, tha Kllokoqi për “Botapress”.

Ditë më parë nënkryetari i PDK-së Hajredin Kuçi ka dhënë shenjat e para se PDK-ja është e gatshme për kompromis me grupet e tjera parlamentare për të zgjidhur “ngërçin politik” dhe për të evituar zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend.

Por zërat për një kompromis të mundshëm me PDK-në tashmë janë mohuar nga zyrtarë të lartë të LDK-së. Deputetë të këtij subjekti politik kanë deklaruar se nuk do të bëjnë asnjë kompromis me PDK-në, ndërsa e kanë sugjeruar këtë subjekt politik që të tërhiqen nga ky bllokim që po ia bëjnë shtetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.