🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.66 ▲11.53%
ARI 4,700 ▼2.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,903 ▼ -1.78% ETH $2,067 ▼ -3.39% XRP $1.3122 ▼ -2.54% SOL $79.0600 ▼ -4.56%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.66 ▲11.53 % ARI 4,700 ▼2.35 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.66 ▲11.53 % ARI 4,700 ▼2.35 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Për korrupsion, arrest me burg 4 punonjësve të Spitalit Psikiatrik të Vlorës

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën arrest me burg për katër punonjës të spitalit psikiatrik. Hetimet e prokurorisë kanë nisur pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare”.

Dy mjeket D. B., dhe Laureta Selimaj, si dhe infermierët Lindita Kanushi dhe Arsen Kadënaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë lëshuar dokumente mjekësore dhe leje drejtimi për në KMCAP, kundrejt pagesave të parregullta.

“Ekzistojnë dyshime të arsyeshme se shtetaset D.B., Laureta Selimaj, me detyrë mjeke pranë Spitalit Psikiatrik, si Lindita Kanushi e Arsen Kadënaj, me detyrë infermierë pranë këtij spitali, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kërkuar dhe marrë nga shtetasi E.T. një shumë prej 50 mijë lekësh, me qëllim lëshimin e dokumentit mjekësor, fletë-drejtimi për në KMCAP për vëllain e tij, shtetasin A. T.”, thanë burime zyrtare të prokurorisë.

Ndaj 4 personave rëndon akuza e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim. Vendimi i gjykatës u ekzekutua këtë të mërkurë nga policia e Vlorës. Ndërsa mjekja D. B. është shpallur në kërkim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.