Sporti

Përfundon pjesa e parë, Kosova po humb 1:0 ndaj Finlandës

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Finlandës e Kosovës.

Kosova është duke bërë paraqitje më të mirë se vendasit, por duken të pafat. Fillimisht Bernard Berisha humbi një rast të mirë, derisa më pas goditjen e bukur të Paqaradës e ndali shtylla.

Disa minuta më vonë, edhe Albert Bunjaki pati një mundësi të mirë, por nuk goditi topin ashtu siç duhet. Golin e vetëm në pjesën e parë e shënuan nikoqirët në minutën e 18’të.

Pas një harkimi nga këndi, më së miri në zonë u gjend Paulus Arajuuri, i cili shënoi për 1:0 në minutën e 18’të.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button