☁️
Tiranë 19°C · Vranët 06 April 2026
S&P 500 6,605 ▲0.34%
DOW 46,637 ▲0.28%
NASDAQ 21,987 ▲0.49%
NAFTA 110.95 ▼0.53%
ARI 4,713 ▲0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,712 ▲ +4.17% ETH $2,159 ▲ +5.75% XRP $1.3492 ▲ +4.74% SOL $82.4300 ▲ +3.84%
S&P 500 6,605 ▲0.34 % DOW 46,637 ▲0.28 % NASDAQ 21,987 ▲0.49 % NAFTA 110.95 ▼0.53 % ARI 4,713 ▲0.71 % S&P 500 6,605 ▲0.34 % DOW 46,637 ▲0.28 % NASDAQ 21,987 ▲0.49 % NAFTA 110.95 ▼0.53 % ARI 4,713 ▲0.71 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Përmbytjet në Tiranë, INUV nis shembjen e godinave mbi kolektorë në Selitë

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Vendor i Tiranës ka nisur nga dje të prishë të gjitha ndërtimet mbi kolektorë njofton portali online javanews.al.

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë INUV, të cilat kanë konfirmuar se kanë nisur dhe prishjet e para në zonën e Selitës në jug-lindje të kryeqytetit.

Gjatë mbrëmjes së djeshme kanë nisur të shemben dy godina në zonën e Selitës, të cilat gjenden mbi kolektorë, duke u bërë shpesh herë shkak për përmbytje në këtë zonë shumë problematike.

Në fakt bëhet fjalë për një problematikë të mbartur prej disa vitesh, ku zona të ndryshme të Tiranës si pasojë e bllokimit të kolektorëve nga ndërtime që më pas janë legalizuar në mënyrë të paligjshme, janë përballur me përmbytje të vazhdueshme.
shembja

Burime pranë INUV bëjnë të ditur se ky aksion pas zonës së Selitës do të vijojë edhe në të gjitha zonat e tjera ku ekziston kjo problematikë.

Këtë aksion e paralajmëroi dje vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi inspektoi zonat e përmbytura në periferi të Tiranës.

“Do të lirojmë kolektorët, do të penalizojmë ata që kanë ndërtuar mbi kolektorë, do të çojmë për ndjekje penale ata që kanë legalizuar dhe hipotekuar ndërtesa të tilla”, tha Veliaj për mediat.

Gjithashtu si theksoi se ky aksion do të vijojë edhe me çlirimin e të gjitha shesheve në lagjet e Tiranës, të cilat po ashtu janë bërë pengesë për largimin e ujit të shiut në kanalizime.

“Bashkia e Tiranës, siç ka filluar këtë javë, do të vijojë në njësinë 7 dhe 11 për të pastruar sheshet e uzurpuara nga garazhet dhe lloj-lloj strukturash pa leje që bllokojnë pallatet dhe i gjithë uji që në fakt do të drenazhohej nga këto sheshe, por devijon nëpër shkallët e pallateve pasi dikush ka zënë sheshin”, theksoi Veliaj.

Tregtare duke nxjerre me kova ujin qe ka hyre ne dyqanet e tyre ne rrugen "Don Bosko" e permbytur si pasoje e shit te rrembyer qe ka rene gjate dites ne Tirane./r/n/r/nCars travel during severe flooding from the heavy rainfall, in Tirana. Albanian authorities say that heavy rainfall has killed one person and has flooded many areas, and blocked national roads, cut power and water supply in several places.
shiu

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.