Kosova
Përshkallëzimi i tensioneve Kosovë-Serbi/Italia: Ministri i Jashtëm dhe i Mbrojtjes në Prishtinë dhe Beograd
Italia ka kërkuar të gjejë një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë për tensionet e fundit dhe çështjen e targave.
Ky zhvillim vjen pas dështimit të Bashkimit Europian për ndërmjetësimin mes palëve.
Qeveria e Romës ka dërguar në një mision ministrin e jashtëm, Antonio Tajani dhe atë të mbrojtjes, Guido Crosetto në Beograd dhe Prishtinë. “Punojmë për të zbutur tensionet mes të dyja vendeve edhe falë prezencës së kontingjentit tonë ushtarak.
Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes edhe në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Tajani në një njoftim. Ndërsa ministri Italian I mbrojtjes nënvizon se kjo vizitë e tyre në Kosovë dhe Serbi po bëhet për të ndihmuar dialogun që është bërë tepër i vështirë.