Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 08 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 92.52 ▲2.19%
ARI 4,373 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $63,584 ▲ +4.38% ETH $1,703 ▲ +8.51% XRP $1.1623 ▲ +6.01% SOL $66.7600 ▲ +6.83%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 92.52 ▲2.19 % ARI 4,373 ▲0.17 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 92.52 ▲2.19 % ARI 4,373 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
08 Jun 2026
Breaking
Kronika

Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve: 6 të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe dhjetëra procedime penale

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale, të cilat kanë çuar në arrestime, shpallje në kërkim dhe referime materialesh në Prokurori për raste të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen e huaj M. O., e dyshuar se ushtronte prostitucion në një apartament të marrë me qira. Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë shpallur në kërkim shtetasin H. M., i dyshuar se ka fyer shtetasen N. H. përmes komunikimeve në një platformë digjitale, dhe po punohet për kapjen e tij.

Nga Komisariati i Policisë Nr. 1 janë referuar materialet për procedim në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. M., për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, si dhe ndaj shtetasit M. F., i dyshuar se ka kanosur shtetasen Xh. M. për motive të dobëta. Komisariati Nr. 2 ka arrestuar shtetasin E. P. (D.), 44 vjeç, i dyshuar se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe ka kanosur vëllanë e saj. Po ashtu, janë referuar materialet për shtetasin G. C., i dyshuar për dhunë psikologjike ndaj ish-të dashurës, si dhe për shtetasin L. K., i dyshuar se ka kanosur shtetasen A. T. për motive të dobëta.

Nga Komisariati Nr. 3 është nisur procedimi penal për shtetasin E. H., 22 vjeç, i dyshuar me probleme të shëndetit mendor, pasi i ka vënë flakën banesës së tij, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Ai është transportuar në spital për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore. Gjithashtu, është proceduar shtetasi A. R., i cili nuk iu bind urdhrit të policisë për t’u identifikuar. Komisariati Nr. 4 ka arrestuar shtetasin V. P., 38 vjeç, i dyshuar se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij dhe e ka kanosur për të mos kallëzuar, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi A. Sh., i dyshuar për vjedhjen e çantës së shtetasit Gj. P., ku kishte një shumë parash.

Nga Komisariati Nr. 5 është referuar procedimi penal për shtetasin E. P., i dyshuar se ka goditur me grusht kushëririn e tij për motive të dobëta. Ndërkohë, specialistët e qarkullimit rrugor kanë arrestuar shtetasit E. N., 34 vjeç, dhe E. K., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjete në gjendje të dehur. Është referuar procedimi penal për shtetasin S. N., i cili me automjetin e tij përplasi këmbësorin U. G., 35 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, është shpallur në kërkim shtetasi D. D., 52 vjeç, pasi humbi kontrollin mbi motomjetin që drejtonte, duke shkaktuar rrëzimin e tij dhe dëmtimin e pasagjerit. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi u largua nga vendi i ngjarjes.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia e Shtetit thekson se do të vijojë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në kryeqytet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.