☁️
Tiranë 7°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.83 ▼1.17%
ARI 4,123 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,808 ▲ +0.23% ETH $2,125 ▼ -0.44% XRP $1.0958 ▼ -0.82% SOL $86.2300 ▼ -1.09%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.83 ▼1.17 % ARI 4,123 ▲0.21 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.83 ▼1.17 % ARI 4,123 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Policia Elbasan masa për Ditën e Verës

Policia e Elbasanit ka ndërmarrë një plan të posaçëm masash për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara për Ditën e Verës ku gjatë ditës së sotme dhe nesër do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore të qytetit.

Policia e Shtetit bën të ditur se të gjitha strukturat e Drejtorisë së Policisë Elbasan do të jenë në gatishmëri të plotë gjatë gjithë periudhës së festimeve, me prezencë të shtuar në zonat ku zhvillohen aktivitete, në akset kryesore rrugore, si dhe në hyrje apo daljet e qytetit.

Policia informon se për 48 orë  do të bllokohet segmenti rrugor nga “Elbasan Arena” deri te rrethrrotullimi i “1 Majit”.

Gjatë këtyre ditëve ndalohet parkimi i mjeteve në qendër të qytetit dhe përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”, ndërkaq, shërbimet e Policisë Rrugore do të jenë të pranishme për orientimin dhe devijimin e trafikut.

Për të shmangur trafikun dhe për të lehtësuar qarkullimin, mjetet do të orientohen drejt hapësirave të përcaktuara të parkimit, sipas drejtimeve nga vijnë në qytet.

Konkretisht mjetet që vijnë nga lindja (Ura e Bakallit), do të parkohen te Parku i Mallrave; mjetet që vijnë nga jugu (Kryqëzimi i Cërrikut), do të parkohen te Shkolla e Formimit Profesional dhe te parkimi i ri pranë varrezave publike si dhe mjetet që vijnë nga perëndimi (Kryqëzimi i Luleve), do të parkohen te shkolla profesionale “Sali Ceka”, në afërsi të Doganës, si dhe në parkimin pranë stacionit të trenit.

Autobusët e linjës “Tiranë – Elbasan” do të stacionohen pranë Doganës, afër shkollës profesionale, ndërsa autobusët e linjës “Elbasan – Cërrik” do të stacionohen tek ish-ofiçina, në rrugën “Ura”, pranë tregut industrial.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, për të zbatuar udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim zhvillimin e qetë dhe të sigurtë, të festimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.