☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 04 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 103.15 ▲1.19%
ARI 4,592 ▼1.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939 EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939
₿ CRYPTO
BTC $79,762 ▲ +1.58% ETH $2,367 ▲ +2.34% XRP $1.4154 ▲ +1.94% SOL $84.9700 ▲ +1.23%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 103.15 ▲1.19 % ARI 4,592 ▼1.13 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 103.15 ▲1.19 % ARI 4,592 ▼1.13 %
EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939 EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939
04 May 2026
Breaking
Kronika

Policia tregon dinamikën e aksidentit tragjik, arrestohet shoferi që përplasi për vdekje të miturit në Durrës

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim të ri zyrtar këtë të hënë në lidhje me aksidentin tragjik të së dielës në zonën e ish-Kënetës në Durrës ndërsa

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim të ri zyrtar këtë të hënë në lidhje me aksidentin tragjik të së dielës në zonën e ish-Kënetës në Durrës ndërsa shpjegon gjithë dinamikën e ngjarjes.

Në njoftim thuhet se është arrestuar në flagrancë 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i dyshuar si shkaktari i aksidentit të rëndë ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Radaçi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Mercedes-Benz ML” ndërsa e drejtonte në gjendje të dehur, duke dalë nga rruga dhe duke përplasur tre fëmijë të moshave 8, 9 dhe 12 vjeç. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën Kles Nikolli, 9 vjeç dhe Enea Muçaj, 12 vjeç, ndërsa 8-vjeçari i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Sipas policisë, pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, por është lokalizuar dhe shoqëruar nga patrulla. Testi i alkoolit ka rezultuar pozitiv, duke treguar se ai ishte në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Informacion përfundimtar për aksidentin rrugor shumë të rëndë të ndodhur më datë 03.05.2026, rreth orës 14:10, në rrugën “Ohri”, lagjja nr. 15, në qytetin e Durrësit.

Oficerët e Policisë Gjyqësore, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në vendin e ngjarjes dhe me drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, kanë arrestuar në flagrancë 57-vjeçarin Nikoll Radaçi, banues në lagjen nr. 15, Durrës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se Nikoll Radaçi, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz ML”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur tre fëmijë të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç.

Drejtuesi i automjetit, pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes, me pretendimin se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve, por është konstatuar nga patrulla e Policisë dhe është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se Nikoll Radaçi e drejtonte automjetin në gjendje të dehur: testi i parë 0.73 mg/l dhe testi i dytë 0.70 mg/l. Gjithashtu i është marrë edhe kampion gjaku për ekzaminim toksikologjik.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit mbi automjetin si pasojë e drejtimit në gjendje të dehur.

Gjithashtu, nga verifikimet e historikut të drejtuesit të automjetit rezulton se ai është ndëshkuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht për parakalim të gabuar në vitin 2020 dhe për tejkalim të shpejtësisë dy herë, me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj në vitin 2022.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e dy personave, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” (në gjendje të dehur) dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Policia e Shtetit u shpreh familjarëve të të miturve që humbën jetën ngushëllimet më të ndjera dhe i uron vogëlushit 8-vjeçar shërim sa më të shpejtë.

Gjithashtu, fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë për të parandaluar aksidentet rrugore, duke evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave që sjellin pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, njofton policia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.