⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 86.75 ▼4.49%
ARI 4,145 ▲1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $75,061 ▲ +1.62% ETH $2,132 ▲ +1.26% XRP $1.0958 ▼ -0.9% SOL $86.5300 ▲ +1.28%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.75 ▼4.49 % ARI 4,145 ▲1.72 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.75 ▼4.49 % ARI 4,145 ▲1.72 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Kujtimi i tyre do të mbetet gjithmonë”, shkolla “Demokracia” reagon për dy fëmijët që humbën jetën në aksident

Shkolla “Demokracia” ka reaguar me një status të dhimbshëm pas aksidentit tragjik të së dielës në Durrës, ku dy nxënës të saj humbën jetën dhe një tjetër

Shkolla “Demokracia” ka reaguar me një status të dhimbshëm pas aksidentit tragjik të së dielës në Durrës, ku dy nxënës të saj humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Në reagim, shkolla njofton me dhimbje të thellë për vdekjen e dy të miturve, duke theksuar se ata janë ndarë nga jeta në mënyrë të padrejtë dhe të parakohshme. Në mesazh thuhet se kjo është një humbje e rëndë jo vetëm për familjet, por edhe për gjithë komunitetin shkollor dhe për të gjithë ata që i kanë njohur.

Po ashtu u shprehen ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve, duke theksuar se fjalët janë të pamjaftueshme për të përshkruar dhimbjen.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të dy nxënësve të mitur, të cilët u ndanë nga jeta në mënyrë të padrejtë dhe të parakohshme. Kjo është një humbje e rëndë jo vetëm për familjet e tyre, por për gjithë komunitetin, shkollën dhe këdo që pati fatin t’i njihte. Në këto momente të vështira, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve. Fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen, por lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë tragjedi të madhe. Kujtimi i tyre do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona. U prehshin në paqe”, thuhet në mesazhin e postuar në faqen zyrtare të shkollës.

Kles Nikolli, 9 vjeç dhe Enea Muçaj, 12 vjeç janë dy fëmijët e vegjël që jeta iu ndërpre për shkak të aksidentit të ndodhur pasditen e së dielës në zonën e ish-Kënetës në Durrës ndërkohë i plagosur rëndë ka mbetur shoku i tyre 8-vjeçar, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.