⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,916 ▼ -0.1% ETH $2,243 ▲ +0.23% XRP $1.1621 ▼ -2.16% SOL $89.8900 ▼ -0.32%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

Policia zbardh dinamikën e incidentit me italianin në Tiranë: U përfshi në një konflikt me disa të mitur

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me incidentin ku mbeti i dëmtuar një shtetas italian në Tiranë, duke sqaruar se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 29 korrikut, rreth orës 22:00, në zonën pas Pallatit të Kulturës dhe është trajtuar menjëherë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Sipas Policisë së Tiranës, shërbimet e Komisariatit Nr. 1 mbërritën menjëherë në vendngjarje pas njoftimit nga Salla Operative dhe konstatuan shtetasin italian me iniciale G. M., me dëmtime të lehta sipërfaqësore. Në vendngjarje ndodheshin edhe dy shokët e tij, ndërsa ndihma e parë iu dha fillimisht nga punonjës të Policisë Bashkiake që ndodheshin në afërsi.

“Nga këqyrja e pamjeve filmike, grupi hetimor ka konstatuar se shtetasi italian ishte përfshirë në një konflikt me një grup të miturish në pjesën e pasme të Pallatit të Kulturës.”

“Shtetasi italian u transportua për ndihmë mjekësore. Sipas personelit shëndetësor, ai ishte i vetëdijshëm, jashtë rrezikut për jetën dhe kishte vetëm dëmtime të lehta në gjymtyrë. Pas marrjes së ndihmës së parë, ai u largua me dëshirën e tij nga spitali pa përfunduar ekzaminimet mjekësore dhe pa njoftuar stafin”, njofton policia.

Policia bën me dije se shtetasi italian nuk ka pranuar të bëjë kallëzim në lidhje me konfliktin apo personat që e kanë dëmtuar. Edhe dy shtetasit që e shoqëronin nuk kanë dhënë informacion mbi rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, sipas raportimeve të disa mediave italiane, shtetasi italian dyshohet se është sulmuar pas një konflikti me disa adoleshentë shqiptarë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave të përfshirë dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.