🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 01 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
₿ CRYPTO
BTC $62,613 ▼ -0.68% ETH $1,839 ▼ -1.68% XRP $1.0539 ▼ -0.89% SOL $71.2800 ▼ -2.44%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
01 Aug 2026
Breaking
Kronika

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Dy ditë pas zjarrit të fuqishëm që përfshiu një magazinë, në Shkozet dhe la pa energji të gjithë Durrësin, situata vijon të mbetet problematike.

Vatra të izoluara riaktivizohen vazhdimisht, duke çliruar tym toksik që përhapet në zonën përreth. Më të prekurat janë familjet që jetojnë pranë objektit të djegur.

Familja Hoxha, banesa e së cilës ndodhet ngjitur me magazinën, ka pësuar dëme nga flakët. Për të, kjo është goditja e dytë brenda vitit, pasi në janar shtëpia u dëmtua edhe nga përmbytjet. Në asnjë rast nuk ka pasur dëmshpërblim .

Banorët shprehen të shqetësuar jo vetëm për dëmet materiale, por edhe për tymin toksik që vijon të mbulojë zonën. Forcat zjarrfikëse vazhdojnë të ndërhyjnë herë pas here për shuarjen e vatrave që aktivizohen nën mbetjet e djegura. Sipas të dhënave në terren, në magazinën e përfshirë nga flakët ndodheshin goma automjetesh, materiale plastike dhe fishekzjarre, që favorizuan përhapjen e zjarrit dhe shtuan ndotjen e ajrit.

Një ditë më parë policia arrestoi pronarin 38-vjeçar të objektit të marrë me qera për aktivitet ekonomik. Ai dyshohet se i vuri zjarrin disa kartonave jashtë magazinës, por flakët dolën jashtë kontrollit. Zjarri dogji dhe një tjetër objekt të marrë me qera afër magazinës, si dhe dëmtoi linjën 110 kilovolt që kalon mbi magazinë dhe banesa. Hetimet vijojnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.