🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 107.96 ▲7.83%
ARI 4,652 ▼3.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,369 ▼ -3.13% ETH $2,037 ▼ -4.4% XRP $1.3103 ▼ -2.91% SOL $79.0100 ▼ -5.1%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.96 ▲7.83 % ARI 4,652 ▼3.35 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.96 ▲7.83 % ARI 4,652 ▼3.35 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kosova

Pompeo uron 11 e pavarësisë së Kosovës

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka uruar Kosovën për 11-vjetorin e pavarësisë. Në urimin e tij, sekretari Pompo tha se SHBA do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën per nje të ardhme më te begate dhe të sigurtë.
“SHBA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën që të hapë dyert për një të ardhme më prosperuese, të qëndrueshme dhe të sigurt në dekadën e dytë të pavarësisë suaj”, tha Pompeo në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit. Sipas sekretarit Pompeo, arritja e një marrëveshjeje me Serbinë – që në thelb ka njohjen e ndërsjellë – është “thelbësore” për suksesin e Kosovës. “Normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve me Serbinë, me njohje reciproke në thelb të saj, do të jetë thelbësore për suksesin e Kosovës. Arritja e këtij vizioni gjithashtu kërkon hapa të vazhdueshëm për të forcuar institucionet tuaja demokratike. Ne duam që të vazhdojmë të ndërtojmë partneritetin tonë dypalësh, të mbështetura në vlera dhe prioritete të përbashkëta, duke e ndihmuar Kosovën që të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimit perëndimor. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë lidhjen e fuqishme ndërmjet popujve tanë dhe do të mbështesë ata që punojnë për të nxjerrë në pah potencialin e madh të Kosovës”, tha Pompeo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.