☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,718 ▼0.34%
DOW 52,334 ▼0.27%
NASDAQ 26,211 ▼1.28%
NAFTA 101.13 ▼1.61%
ARI 4,030 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,416 ▼ -0.12% ETH $2,328 ▲ +0.02% XRP $1.2916 ▼ -1.49% SOL $100.7700 ▲ +0.22%
S&P 500 7,718 ▼0.34 % DOW 52,334 ▼0.27 % NASDAQ 26,211 ▼1.28 % NAFTA 101.13 ▼1.61 % ARI 4,030 ▼0.53 % S&P 500 7,718 ▼0.34 % DOW 52,334 ▼0.27 % NASDAQ 26,211 ▼1.28 % NAFTA 101.13 ▼1.61 % ARI 4,030 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Sporti

Presidenti Bardhi, mesazh motivues pas eliminimit: Faleminderit Dinamo, tani duam titullin!

Dinamo shkoi edhe këtë vit afër grupeve të Conference League, por nuk ia doli të kalonte pengesën e fundit, duke u eliminuar në Play-off nga qipriotët e Pafos. Blutë u ndëshkuan në shtesë me 2 gola, pasi koha e rregullut u mbyll në barazim 2-2 dhe ndeshja e pare kishte përfunduar 1-1.

Pas këtij eliminimi, presidenti i klubit kryeqytetas, Adrian Bardhi, ka reaguar me një mesazh për futbollistët dhe stafin teknik. Ai vlerëson atë çfarë skuadra dha në ndeshjet europiane dhe në anën tjetër thekson se është koha që Dinamo të fitojë titullin kampion.

Mesazhi i presidentit Bardhi

“Faleminderit, Dinamo! Rrugëtimi ynë europian përfundoi, por ajo që kjo skuadër tregoi në fushën e lojës meriton vetëm respekt dhe mirënjohje. Dua të falënderoj të gjithë futbollistët për paraqitjet, shpirtin e garës dhe përkushtimin e treguar në çdo ndeshje. Luftuan deri në fund, besuan dhe dhanë maksimumin për fanellën e Dinamos.

Një falënderim i veçantë shkon për stafin teknik, për punën, profesionalizmin dhe gjithçka dha gjatë këtij rrugëtimi europian. Së bashku kaluam tre ture dhe shkuam shumë pranë një arritjeje historike. Ky rrugëtim duhet të na bëjë më të fortë dhe më të bindur për atë që mund të arrijmë së bashku.

Tani mbyllim kapitullin europian dhe gjithë energjinë tonë e drejtojmë te kampionati. Dinamo ka një objektiv të madh përpara: të luftojë për t’u rikthyer aty ku i takon – te titulli kampion. Vazhdojmë së bashku. Me besim, punë dhe ambicie. Forca Dinamo!”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.