⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.32 ▼1.73%
ARI 3,908 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,340 ▲ +1% ETH $2,275 ▲ +0.9% XRP $1.2512 ▼ -0.06% SOL $94.5300 ▼ -1.03%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.32 ▼1.73 % ARI 3,908 ▲0.23 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.32 ▼1.73 % ARI 3,908 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
02 Nën 2026
Breaking
Politika

“Ndikimi sllav gati i frikshëm në Shqipëri”, Andoni: Shërbimi ynë i prapambetur, AKI më e sofistikuar

Analisti Ben Andoni ka ngritur shqetësimin për atë që e cilëson si prani dhe ndikim të fortë sllav në Shqipëri, ndërsa ka bërë një krahasim mes aftësive të shërbimeve inteligjente shqiptare dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

I ftuar në Euronews Albania, Andoni u shpreh se AKI është më e avancuar dhe më e sofistikuar në evidentimin e lidhjeve dhe ndikimeve që vijnë nga Serbia, ndërsa kritikoi kapacitetet e shërbimit informativ në Shqipëri.

Sipas tij, nëse analizohet më në thellësi situata në vend, mund të evidentohen ndikime sllave në nivele që ai i konsideron shqetësuese.

“AKI-ja po i jep mësim Shqipërisë, sepse më vjen keq ta them, në Shqipëri, po të penetrosh pak më thellë, shikon ndikime sllave gati të frikshme në vendin tonë”, deklaroi Andoni.

Analisti kritikoi gjithashtu mënyrën se si strukturat shqiptare të inteligjencës i identifikojnë dhe i trajtojnë këto ndikime. Sipas tij, problemi nuk qëndron te apatia, por te kapacitetet e pamjaftueshme për t’i evidentuar ato.

“Më vjen keq që pjesa e shërbimit tonë nuk është apatike, por është jashtëzakonisht e prapambetur për ta parë, ndërsa AKI-ja, kini parasysh, është më e sofistikuar sesa shërbimi ynë informativ për sa i përket lidhjeve me Serbinë”, tha Andoni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.