🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,940 ▲ +0.33% ETH $2,245 ▲ +0.5% XRP $1.1665 ▼ -1.24% SOL $89.9400 ▼ -0.33%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

AUSTRI – Një varëse diamanti miliona dollarëshe grabitet në muzeun e Vjenës

VJENË, 28 gusht /ATSH-DPA/ – Një gjerdan me diamante të rallë është vjedhur nga një muze në Vjenë, deklaroi policia austriake.

Policia publikoi një imazh të gjerdanit, i cili është bërë nga argjendaria luksoze e Parisit ”Van Cleef & Arpels”.

Muzeu i Arteve të Aplikuara (MAK) i Vjenës nuk dha detaje rreth sendit të vjedhur, por informacioni në faqen e tij të internetit tregon se mund të jetë një gjerdan mbretëror që përmban 673 diamante me peshë më shumë se 200 karat.

Muzeu konfirmoi vetëm se një vjedhje kishte ndodhur gjatë ekspozitës së tij të bizhuterive dhe tha se askush nuk ishte lënduar.

MAK ka shfaqur më shumë se 300 pjesë nga koleksioni ”Van Cleef & Arpels” që nga fillimi i qershorit.

Një foto e ekspozitës në faqen e internetit të muzeut tregon gjerdanin pas një ekspozite qelqi.

Përshkrimi shoqërues thotë se dikur i përkiste mbretëreshës Nazli të Egjiptit, e cila e mbajti atë në vitin 1939 në dasmën e vajzës së saj Fawzia me princin e atëhershëm të kurorës së Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, i cili më vonë u bë shah.

”Gjerdani u shit për rreth 4,3 milionë dollarë në ankand në Nju Jork në vitin 2015”, sipas shtëpisë së ankandeve ”Sotheby’s”.

Policia tha se dy burra të paidentifikuar thyen një vitrinë gjatë orarit të hapjes, morën gjerdanin dhe ikën.

Imazhet e publikuara nga policia treguan dy të dyshuar të veshur me rroba të errëta brenda muzeut./ /os/ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.