☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 102.65 ▲2.53%
ARI 4,748 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,315 ▼ -1.12% ETH $2,098 ▼ -0.22% XRP $1.3247 ▼ -1.02% SOL $79.3200 ▼ -4.53%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 102.65 ▲2.53 % ARI 4,748 ▼1.34 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 102.65 ▲2.53 % ARI 4,748 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kosova

Presidenti Thaçi në SHBA, takon sekretarin e Shtetit Pompeo

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, më të cilin ka biseduar për çështje bilaterale, rajonale dhe më gjerë.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar sekretarin Pompeo për mbështetjen e administratës Trump për Kosovën dhe për mbështetjen historike që populli amerikan i ka dhënë popullit të Kosovës.

“Kam shprehur konsideratën më të lartë në emrin tim dhe të popullit të Kosovës për çdo gjë që SHBA-ja ka bërë për lirinë e popullit tonë dhe paqen në rajon. Përjetësisht do të jemi mirënjohës”, ka thënë pas takimit presidenti Thaçi.

Njoftimi dërguar nga Presidenca thekson se, në këtë takim është biseduar edhe për mandatin e ri të FSK-së, si një forcë shumetnike dhe për bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.

Presidenti Thaçi, po ashtu, e ka falënderuar sekretarin Pompeo për mbështetjen që i ka dhënë procesit të transformimit të FSK-së në forcë të armatosur.

“Kosova si shtet sovran ka të drejtë sovrane dhe detyrim që t’i ngrejë kapacitetet e sigurisë. Tani është koha që nga konsumues të bëhemi kontribuues të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, ka shtuar ai.

Presidenti Thaçi dhe sekretari Pompeo, po ashtu, kanë biseduar për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“SHBA-ja mbështet Kosovën për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila i hap rrugë njohjes reciproke dhe anëtarësimit të Kosovës në NATO, BE dhe OKB”, ka thënë presidenti Thaçi.

Mbështetja e SHBA-së, sipas presidentit Thaçi, është përcaktues për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe krijimin e një konsensusi më të madh brenda dhe jashtë Kosovës.

“Ishte konkludim i përbashkët se nëse nuk e shfrytëzojmë këtë momentum historik, ne rrezikojmë të hyjmë në një cikël të rrezikshëm jo vetëm si Kosovë, por edhe si rajon. Prandaj, mënyra e vetme për ta mbyllur njëherë e përgjithmonë çështjen e Ballkanit është arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo, ka theksuar se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës, me theks të veçantë arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Bëhet e ditur se, presidenti Thaçi do të vazhdojë të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Uashington.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.