☁️
Tiranë 9°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 98.49 ▲3.17%
ARI 4,843 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,122 ▼ -3.52% ETH $2,195 ▼ -5.07% XRP $1.4616 ▼ -3.31% SOL $89.9700 ▼ -4.53%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.49 ▲3.17 % ARI 4,843 ▼1.08 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.49 ▲3.17 % ARI 4,843 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
19 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Profil/ Vuçiç, nga shahu te presidenca

Aleksandar Vuçiç, e di mirë se çfarë është strategjia. Njeri që di çdo lëvizje, është 47-vjeçari që dikur ishte kampion i kryeqytetit serb si pionier në shah.

“Kur kam qenë i ri në ushtri kërkoja kundërshtarë për të lozur shah dhe nuk gjeja rivale të denjë, ndaj luaja me shqiptarët sepse ata kanë qenë lojtarë të mirë”, tha Vuçiç.

Nga Fakulteti i Drejtësisë, ka qenë për vite të tëra si i ri sekretar i Partisë Radikale të Serbisë.

Vuçiç arriti të bëhej ministër për informim dhe mediat ia kujtojnë shpesh kohën e bombardimeve, kur thuhet se censuronte shtypin.

Vuçiç braktisi ish-shefin radikal, Vojisllav Sheshel dhe krijoi Partinë Përparimtare të Serbisë.

Pushteti erdhi më vonë dhe Vuçiç fillimisht ishte ministër i mbrojtjes. Zgjedhjet e radhës i dhanë kryeministrinë dhe krijoi lidhje me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Lidhjet ishin të forta edhe me Rusinë dhe përkundër sanksioneve të Bashkimit Evropian, Vuçiç e refuzoi një gjë të tillë.

Ka pritur e takuar udhëheqës shtetesh të ndryshme, ka bërë hapa që në Serbi dukej se nuk kishte lëvizje dhe në Kosovën ka ngritur marrëdhëniet, por duket se hendeku është i madh.

Sinjale tensionuese kanë qenë marrëdhëniet e Beogradit me Zagrebin e Sarajevën. Lëvizjet e tij në një transformim total, i sigurojnë Vuçiç 5 vjet në presidencë.

Shihet si person i vështirë, por që institon se ka ndryshuar. E krahasojnë shpesh me Zoran Gjingjiç, kryeministrin e dikurshëm dhe me Titon për shkak të politikës së tij të balancuar me të gjithë. Nga shahu e deri tek presidenca.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.