🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,423 ▲1.46%
DOW 52,128 ▲1.03%
NASDAQ 25,065 ▲2.55%
NAFTA 84.00 ▼0.54%
ARI 4,161 ▲1.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,874 ▲ +0.78% ETH $1,922 ▲ +0.01% XRP $1.0919 ▲ +0.5% SOL $74.8900 ▲ +1.23%
S&P 500 7,423 ▲1.46 % DOW 52,128 ▲1.03 % NASDAQ 25,065 ▲2.55 % NAFTA 84.00 ▼0.54 % ARI 4,161 ▲1.56 % S&P 500 7,423 ▲1.46 % DOW 52,128 ▲1.03 % NASDAQ 25,065 ▲2.55 % NAFTA 84.00 ▼0.54 % ARI 4,161 ▲1.56 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Politika

“Projektet e reja rrezikojnë kapacitetin e Portit të Durrësit” – Berisha: Nyje e domosdoshme për transportin dhe integrimin rajonal

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me Departamentin “Brain Gain”, ku në qendër të diskutimeve ishte e ardhmja e Portit të Durrësit dhe projektet e lidhura me të.

Berisha e cilësoi portin si një aset strategjik të pazëvendësueshëm për Shqipërinë dhe rajonin, duke theksuar rëndësinë e tij në arkitekturën e sigurisë euroatlantike.

“Rruga e Kombit i dha një rëndësi tjetër Portit të Durrësit, duke e shndërruar në një nyje të rëndësishme për rajonin dhe Evropën Qendrore. Në marrëveshjen e Uashingtonit, të firmosur në prani të presidentit Donald Trump, parashikohej hekurudha Durrës–Prishtinë dhe një port i thellë rajonal, elemente themelore për zhvillimin dhe integrimin rajonal,” – u shpreh Berisha.

Ai solli në vëmendje historinë e portit, duke e cilësuar si një pasuri që ka kaluar periudha të vështira, por gjithmonë ka mbetur funksional. Sipas tij, projektet aktuale rrezikojnë ta reduktojnë rolin e portit, duke e kufizuar kapacitetin e tij.

“Porti i Durrësit është pasuria publike numër një e shqiptarëve. Është më shumë se kaskada e Drinit. Ndaj duhet të trajtohet si një nyje zhvillimi me rëndësi të jashtëzakonshme për transportin dhe integrimin rajonal,” – theksoi Berisha.

Në fjalën e tij, Berisha shprehu shqetësim se projektet e reja mund të mos i japin portit dimensionin e duhur strategjik, duke e krahasuar me një kapacitet më të vogël se ai ekzistues.

Ai e cilësoi këtë si një çështje me rëndësi kombëtare, që kërkon debat publik dhe transparencë.

“Ne do të bëjmë gjithçka për ta mbajtur këtë çështje si një çështje të rëndësisë kombëtare. Porti i Durrësit nuk mund të humbasë rolin e tij si një nyje e fuqishme transporti dhe zhvillimi,” – deklaroi Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.