Kronika
Prokuroria e Tiranës kërkon 6 muaj burg për Stresin
Prokuroria e Tiranës, në pretencën e saj të paraqitur në gjykatë këtë të mërkurë ka kërkuar dënimin me 6 muaj burg të reperit Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit, Stresi.
Sipas hetimeve, ka rezultuar se Stresi është fajtor për mosbindje ndaj urdhrit të policisë në postobllok për të ndaluar dhe për drejtim mjeti pa patentë.
Prokuroria ka kërkuar dënimin me 1 muaj për kundërshtim të policisë dhe 5 muaj për drejtimim të automjetit pa lejen përkatëse.
Arkimed Lushaj u ndalua ditën e zgjedhjeve, pranë shkollës “Partizani” në Tiranë. Por pas verifikimeve, rezultoi se ishte anuluar urdhri i ndalimit, dhe ai u la i lirë menjëherë.