Prokuroria serbe ia kthen përgjigjjet Gjykatës së Colmar-it për Haradinajn
Ministria e Drejtësisë sot i ka dërguar përgjigjjet për pyetjet shtesë në Gjykatën franceze të Colmar-it, e cila po e shqyrton kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt në këtë vend, përcjell lajmin Tanjug.
Përgjigjet në pyetje i ka bërë Prokuroria serbe për krime lufte e cila zhvillon hetime kundër Haradinajt për “krime lufte në Kosovë”.
Ramush Haradinaj është ndaluar në Francë më 4 janar të këtij viti me fletarrest të Serbisë.
Ai pritet të dalë para Gjykatës franceze më 6 prill.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.