☁️
Tiranë 15°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.18 ▲0.29%
ARI 4,586 ▲0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,163 ▼ -1.93% ETH $2,019 ▼ -1.75% XRP $1.3083 ▼ -3.03% SOL $80.5700 ▼ -4.25%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.18 ▲0.29 % ARI 4,586 ▲0.62 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.18 ▲0.29 % ARI 4,586 ▲0.62 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Prokuroria thërret Doshin: Dorëzo provat për akuzat. Deputeti në organin e akuzës me 90 minuta vonesë

Deputeti Tom Doshi mberrim me 90 minuta vonese ne Prokurorine e Krimeve te Renda për të dhënë deklarime e dorëzuar provat që disponon në lidhje me deklaratat publike që ka bërë gjatë tri ditëve të fundit.

Tom-Doshi-ne-prokurori-e1425545170783
Deputeti Doshi duke hyre ne Prokurorine e Krimeve te Renda

 

Një ditë pas urdhrit të prokurorit të Përgjithshëm për nisjen e hetimeve, kryesisht për akuzat e deputetit Tom Doshi, Krimet e Rënda kanë regjistruar çështjen penale. Dosja e hapur për këtë ngjarje sipas Prokurorisë është regjistruar për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë ndaj funksionarëve publikë”.

Pas marrjes së tij në pyetje te te arrestuarit si vrasesi i porositur Durim Bami, nga dy prokurorët e çështjes te Krimet e Rënda, Përparim Kulluri dhe Manjola Hasa, organi i akuzës i dërgoi dje ftesë për paraqitje deputetit Tom Doshi.

Atij i është kërkuar që sot në ora 08.00 të paraqitet në Prokurori për të dhënë deklarime e dorëzuar provat që disponon në lidhje me deklaratat publike që ka bërë gjatë tri ditëve të fundit.

Të paktën dhjetë persona pritet të thirren në Prokurori për të dhënë deklarime në fazën e parë të hetimeve të nisura për akuzat e deputetit Tom Doshi.

Grupi i hetimit ka hartuar një listë me emrat e dhjetë personave të lakuar në këtë çështje që do të merren në pyetje gjatë ditëve në vazhdim. I pari në këtë listë është vetë deputeti Tom Doshi dhe disa nga personat e përmendur prej tij, si shtetas që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.

Prokuroria tha se do të marrë në pyetje të gjithë personat e mundshëm që kanë dijeni apo që janë përmendur gjatë akuzave disa ditore të Tom Doshit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.