Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se kanë rezultuar “problematikë” rreth 68 persona, 40 prej të cilëve janë arrestuar nga polica dhe 28 të tjerë janë shoqëruar për tu marrë në pyetje.
Mes të plagosurve, siç raportoi gazetarja janë edhe 4 protestues.
Gjatë protestës së djeshme, policia iu bëri vazhdimisht thirrje në megafon protestuesve dhe organizatorëve të protestës për të mos hedhur lëndë piroteknike pasi rrezikohet jeta e policëve.
Thirrje iu është bërë edhe kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe sekretarit organizativ Gazment Bardhi që të marrin masa që protestuesit të ndërpresin veprimet e dhunshme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.