🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 110.42 ▼1%
ARI 4,707 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,483 ▲ +3.82% ETH $2,149 ▲ +5.37% XRP $1.3473 ▲ +4.11% SOL $82.2700 ▲ +3.25%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.42 ▼1 % ARI 4,707 ▲0.58 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.42 ▼1 % ARI 4,707 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Protesta në Shkup kundër presidentit Ivanov, sulmohet me vezë zyra e tij

Disa qindra persona kanë dalë në mbrëmjen e së martës në Shkup për të protestuar kundër vendimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për të falur të gjithë politikanët ndaj të cilëve janë hapur procedura penale, si nga partitë në pushtet, ashtu edhe nga partitë në opozitë.

AP raporton se protestuesit janë mbledhur para zyrës së presidentit Ivanov, që është e rrethuar nga një numër i madh i policëve, duke hedhur vezë e duke kërkuar dorëheqjen e tij, transmeton Gazeta Express. Protestuesit janë mbledhur edhe jashtë zyrave të partisë qeverisëse konservatore VMRO-DPMNE.

Lideri opozitar socialdemokrat, Zoran Zaev, i është bashkuar thirrjeve të protestuesve për dorëheqjen e Ivanovit, duke thënë se ai nuk ka nevojë të falet. “Jo të gjithë ne jemi kriminelë”, ka thënë Zaev,

Por Uashingtoni eshte i brengosur që Presidenti i Maqedonisë fali zyrtarët që hetohen për krime. Kërkojmë më shumë detale dhe sqarime. Megjithatë, deklarata e presidentit shkakton brengosje serioze rreth përkushtimit të Maqedonisë ndaj sundimit të së drejtës. Kështu thuhet në reagimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, menjëherë pas deklaratës së presidentit maqedonas Gjorge Ivanov se do t’i falë politikanët që janë nën hetime për krime të ndryshme. Presidenti maqedonas Ivanov, në një pres konferencë të jashtëzakonshme sot pasdite, ka informuar se ka marrë vendim për të nënshkruar abolicion për të gjithë politikanët për të cilët janë duke u zhvilluar hetime, si dhe për një politikan i cili po vuan dënimin me burg. Vendimi i Ivanovit vjen në një kohë kur Prokuroria Speciale Publike ka ngritur procedura për krime të ndryshme zgjedhore, skandale korruptive e krime të tjera, kundër funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevskit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.