☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 99.86 ▼1.5%
ARI 4,763 ▲1.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,578 ▲ +3.34% ETH $2,132 ▲ +5.29% XRP $1.3529 ▲ +3.25% SOL $83.3600 ▲ +3.54%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.86 ▼1.5 % ARI 4,763 ▲1.81 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.86 ▼1.5 % ARI 4,763 ▲1.81 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

PS ka fituar në 5 bashki: Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë e Dibër. “Berisha” kryeson në Shkodër

Zgjedhjet e pjesshme vendore të mbajtura në 6 bashki të vendit ditën e dielë do t’i japin kandidatëve fitues një vit qëndrimi në postin e kryetarit të Bashkisë, derisa të mbahen zgjedhjet e tjera vendore në rang vendi. Nga rezultatet paraprake, PS ka fituar në 5 bashki: Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë e Dibër.
Në këto zgjedhje, PS ishte përballë dy forcave opozitare, PD dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, në të cilën u përfshi dhe Sali Berisha, por KQZ vendosi të lërë jashtë zgjedhjeve PD-Komisioni i Rithemelimit duke lënë si subjekt zgjedhor vetëm koalicionin LSI e PDK, por pa përjashtuar kandidatët e prezantuar nga ish kryeministri. Deri tani, e vetmja bashki ku PD renditet e dyta është Rrogozhina ndërsa në të tjerat, kandidatët e Shtëpisë së Lirisë pozicionohen në vendin e dytë.

Në të gjashta bashkitë, shifrat e pjesëmarrësve janë më të ulëta krahasuar me ato të një viti më parë, në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Votimi u zhvillua normalisht, me përjashtim të disa qendrave, kryesisht në Shkodër, ku nuk u bë i mundur votimi për shkak të motit të keq me dëborë. Procesi i votimit në zgjedhjet e 6 marsit u shoqërua nga një klimë e qetë politike, ndërsa nuk munguan thirrjet ndaj qytetarëve për të marrë pjesë në votime.

Deri tani, PS ka marrë fitoren në katër bashki, ndërsa PD vetëm në bashkinë e Rrogozhinës renditet e dyta. Në të tjerat rezulton e treta pasi vendin e dytë e zënë kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë”.

Vora- Pasi nisi procesi i numërimit, bashkia e parë ku u zbulua rezultati ishte Vora, ku mori fitoren kandidati i Partisë Socialiste. Drejtuesi socialist i qarkut Tiranë, Erion Veliaj, fitoren e së majtës në Vorë e cilëson si vlerësim për punën e bërë në këtë bashki. Në vendin e dytë u rendit kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Lulzim Vrana dhe në fund, ai i PD, Ymer Marku.

Rrogozhina – Procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe në Rrogozhinë ku fitoren e mori Edison Memolla, i renditur nga Ferdinand Saraçi i PD dhe Hekuran Xhani i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Lushnje – Kandidatja e PS-së, Eriselda Sefa mori fitoren në bashkinë e Lushnjes me 21,477 vota, ndërsa pas saj u rendit Elton Bano i “Shtëpisë së Lirisë” me 11,238 vota dhe në fund kandidati i PD, Indrit Sefa me 3,809 vota.

Dibër– Nga numërimi i të gjitha kutive në Bashkinë Dibër, ka fituar kandidati i Partisë Socialiste, Rahim Spahiu, i cili mori 13.995 vota. Premtim Kryemadhi i Shtëpisë së Lirisë mori 4478 vota, kandidati i PD-së Luan Haka mori 4437 vota dhe Dritan Torba i LR-es, vetëm 45 vota.

Durrës- Në Bashkinë Durrës nga numërimi i të gjitha kutive (337), kandidatja e PS, Emiriana Sako ka rezultuar fituese me diferencë të thellë përballë 2 kandidatëve nga PD dhe Shtëpia e Lirisë. Emiriana Sako mori 39090 vota, Ardian Muka mori 19844 vota dhe Luan Hoti mori 7928 vota.

Shkodra – Sipas të dhënave nga KQZ, deri tani votat në përqindje ndahen si më poshtë për Bashkinë e Shkodrës.

Partia Socialiste:

Majlinda Angoni – 16,465 vota ose 39.39 %

Partia Demokratike:

Xhemal Bushati – 6,874 vota ose 16.45 %

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”:

Bardh Spahia – 18,460 vota ose 44.16 %

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.