☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 02 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $63,307 ▲ +0.32% ETH $1,871 ▲ +0.07% XRP $1.0821 ▲ +1.9% SOL $73.3600 ▲ +0.52%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
02 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Publikuan videon e të shtënave me armë gjatë dasmës, privohen nga liria gjashtë persona në Gostivar

Gjashtë persona janë ndaluar, ndërsa një tjetër është ftuar në bisedë zyrtare pas të shtënave me armë gjatë një ahengu familjar në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, video e të cilave u publikua në rrjetet sociale.

Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njoftojnë se janë realizuar bastisje në disa lokacione në fshatin Dobërdoll, ku janë gjetur dhe konfiskuar armë, municion dhe gëzhoja.

Sipas policisë, fillimisht janë kryer bastisje në shtëpitë e I.S. (21), A.I. (30) dhe I.B. (25), të gjithë nga Dobërdolli.

Gjatë kontrollit te A.I. është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz.

Në një bastisje tjetër në shtëpinë e B.A., policia ka gjetur 30 fishekë për pistoletë me gaz, ndërsa në oborr janë sekuestruar 27 gëzhoja të shkrepura nga pistoletë me gaz dhe një fishek për armë gjahu. B.A. (46) dhe djali i tij M.A. (21) janë privuar nga liria.

Më pas është bastisur edhe shtëpia e T.M. (26), ku janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë, një pushkë gjuetie me shtatë fishekë dhe një pistoletë me gaz. Pas bastisjes, T.M. është privuar nga liria, ndërsa S.M. është ftuar në bisedë zyrtare.

Të gjithë personat e ndaluar janë dërguar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.