Spanja vendos pengesë lundruese pranë brigjeve të Ceutës për të frenuar emigrantët nga Maroku (VIDEO)
Spanja ka përfunduar instalimin e një barriere lundruese 500 metra të gjatë në Ceuta, me synim frenimin e emigracionit të paligjshëm.
Barriera ngrihet 30-70 centimetra mbi sipërfaqen e ujit dhe zgjatet rreth një metër nën ujë për të penguar kalimet drejt territorit spanjoll.
Instalimi i saj vjen pas fluksit të madh të emigrantëve nga Afrika drejt Ceutës.Autoritetet spanjolle e konsiderojnë masën pjesë të përforcimit të kontrollit kufitar në këtë enklavë në brigjet e Afrikës.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.