☁️
Tiranë 17°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.02 ▼3.94%
ARI 3,908 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,330 ▲ +0.12% ETH $2,301 ▲ +1.14% XRP $1.2549 ▲ +0.15% SOL $94.8100 ▼ -1.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.02 ▼3.94 % ARI 3,908 ▲0.22 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.02 ▼3.94 % ARI 3,908 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Ndryshon sistemi i gradave në polici, kryepolici mund të shpërblejë me gradë efektivët

Ndryshime e reja të miratuara në ligjin për Policinë e Shtetit kanë prekur edhe sistemin e gradave, një proces i diskutuar shumëherë në radhët e uniformave blu.

Tashmë, oficerët e policisë për të marrë gradat do duhet të presin më pak në kohë. Afati për kalimin nga “komisar” në “kryekomisar” dhe më tej në “drejtues” është ulur nga 5 në 4 vite, me argumentin se punonjësit që japin rezultate nuk duhet të presin gjatë vetëm për shkak të procedurave formale, duke vendosur më shumë fokus tek performanca në punë, shkruan A2.

Po ashtu, drejtori i Përgjithshëm i Policisë tashmë ka të drejtën të japë ngritje në gradë edhe para afatit, në raste të veçanta. Në shenjë vlerësimi për akte heroike, sakrifica apo rrezikshmëri të lartë të ndërmarrë në shërbim të rendit dhe luftës kundër krimit, kryepolici mund të shpërblejë punonjës të caktuar me gradën pasardhëse. Tashmë kryepolici ka hapësirë ligjore të promovojë figura të reja duke i dhënë gradat para afatit, kur ky fakt argumentohet me rezultate.

Megjithatë, saktësime janë bërë për shefat e komisariateve që do të kenë kusht gradën “komisar” ose “kryekomisar”.

Pas propozimit të deputetit socialist Bujar Rexha, mazhoranca miratoi ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, duke synuar riformatimin e sistemit të gradave në polici.

Sipas së majtës, procedurat aktuale të konkurrimit janë kthyer në pengesë për funksionimin normal të strukturave policore dhe kanë ulur eficencën në terren.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.