Punonjësit e parë të Google, ku kanë arritur tani?
Nëse nuk llogarisim Larry Page dhe Sergey Brin, vetëm shtatë nga punonjësit e parë të Googlevazhdojnë të punojnë për gjigantin e internetit që i bëri të pasur. Disa nga punonjësit më të hershëm të Google janë bërë sipërmarrës. Të tjerë janë bërë investitorë. Pak prej tyre kanë dalë në pension të lumtur.
- Chris Skarakis udhëhoqi drejtimin e zhvillimit të biznesit në Google deri në 2005. Tani ai është themelues i Blip.fm dhe është në bordin e Fondacionit të Kanye West.
- Marissa Mayer iu bashkua Google si një inxhiniere softuerësh. Ajo qëndroi me Google nga qershori i 1999 deri në korrik 2012. Pozicioni i fundit që mbajti në Google, ishte ai i Shërbimit të Hartave dhe Vendndodhjes. Tani ajo është drejtore e përgjithshme (CEO) e Yahoo.
- Kendra DiGirolamo iu shtua stafit të Google si një koordinatore e shitjes së reklamave në 1999 deri në maj 2001. Tani ajo punon si analiste e sistemeve të biznesit në kompaninëDriscoll.
- Larry Schwimmer ishte një nga inxhinierët e hershëm të Google. Ai prezantoi Snippets, një sistem produktiviteti, që ndihmoi Google të menaxhonte punonjësit gjatë periudhës së rritjes eksplozive. Schwimmer punoi nga 1999 deri në 2005. Nuk dihet se çfarë pune bën ai tani.
- Jim Reese ishte një ish-inxhinier në Google. Në 2005 la punën në Google për t’u bërë anëtar bordi për gjuhën e programimit Spark.
- Gerald Aigner u punësua për të menaxhuar kostot e furnizimit të gjigantit të internetit. Ai jeton tani në Londër dhe punon si “profesionist interneti”.
- Susan Wojcicki është ende në Google. Ajo, në shkurtin e këtij viti, u bë zëvendëspresidente e YouTube. Përpara se të punonte për Google, ajo i dha me qira kompanisë garazhin dhe disa dhoma për 1700 dollarë në muaj.
- Ray Sidney ishte një inxhinier softuerësh në Google, por e la kompaninë 18 muaj përpara se ajo të kryente ofertën publike fillestare (IPO) që përbën në vetvete përcaktimin e vlerës së një kompanie. Ai punoi nga 1999 deri në 2003. Tani ai është pronar i një kompanie pronash të paluajtshme dhe së fundmi ka dhuruar 1 milion dollarë për të ngritur një shërbim autobusësh publik në liqenin Tahoe.
- Heather Cairns ishte një menaxhere e burimeve njerëzore në Google. Tani ajo ka dalë në pension dhe jep kapital për ata që hapin sipërmarrje të reja. Ajo ishte një nga 200 punonjësit e parë të Google.
- Craig Silverstein ishte i punësuari i parë i Larry dhe Sergey. Ai u largua nga kompania për t’u bashkuar me Khan Academy që është një organizatë edukuese jofitimprurëse që ofron shkollim falas për këdo. Në Google ai ishte mentor i inxhinierëve, po ashtu ndihmoi në ndërtimin e motorit të kërkimit.
- Sergey Brin është një bashkëthemelues i Google dhe drejton Google X. Ai është punësuar në Google në vitin 1998 dhe vazhdon të jetë pjesë e gjigantit të internetit. Pozicioni i tij aktual është mbikëqyrës i Google X, fabrikës për serverët e internetit.
- Larry Page është CEO dhe bashkëthemelues i Google. Ai është punësuar në vitin 1998 dhe vazhdon edhe sot të punojë për kompaninë që i ndryshoi jetën.
Kuriozitete rreth Google
Kur kërkoni diçka në motorin e kërkimit Google.com, për të nxjerrë rezultatet më të mira brenda pak sekondash, merren parasysh 200 faktorë.
Kompania ka në zotërim domene të shqiptimit gabim të fjalës Google, të tilla si “Gooogle.com”, “Googlr.com”, “Gogle.com” dhe të tjera.
Çdo sekondë bëhen 2 milionë kërkime në Google.
Në vitin 2013, 91 për qind të të ardhurave të Google, 55.5 miliardë dollarë, erdhën prej reklamave.
Indeksi i kërkimit të Google është më shumë se 100 milionë gigabajt.
Mbi 6 miliardë orë video shihen çdo muaj në YouTube, baras me një orë video të para për person në tokë.
Sugjerimi “mos do të thuash” që Google bën për fjalët e germëzuara gabim, ka shpëtuar kompaninë nga kërkimet e pasakta.
*Marrë nga Business Insider