🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.99 ▲4.86%
ARI 4,694 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,331 ▼ -2.78% ETH $2,042 ▼ -3.2% XRP $1.3082 ▼ -2.44% SOL $78.7900 ▼ -5.55%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.99 ▲4.86 % ARI 4,694 ▼2.47 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.99 ▲4.86 % ARI 4,694 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Pushimet jashtë Shqipërisë: Në katër vite shqiptarët udhëtuan 24 milionë herë

Teksa në periudhën 2014 deri në 2018, Shqipërinë e kanë vizituar 21 milionë turistë, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, po në këtë hark kohor kanë dalë nga Shqipëria 24 milionë shtetas shqiptarë. Ata qëndrojnë për të pushuar jashtë mesatarisht 7 net si dhe shpenzojnë në ditë rreth 47 euro. Destinacioni i preferuar i shqiptarëve është Greqia dhe Italia.

Udhëtimet e shqiptarëve kulmojnë në muajin gusht, duke nxjerrë jashtë vendit  gjatë 2018-ës rreth 182 milionë lekë. Ndërsa shtetasit e huaj gjeneruan në Shqipëri rreth 45 miliardë lekë.

“Zakonisht pushoj jashtë. Shkoj në Greqi.  Në Turqi, është vend më I përshtatshëm si nga ana e klimës dhe e shërbimeve që ofron.  Të dy fëmijët në Firenze dhe shkoj atje herë pas here në verë, bashkë me ta shkojmë e me pushime. Na kanë cuar edhe në Spanjë, Portugali. Zakonisht jashtë I bëj pushimet në Greqi, Kalkidiki atje shkoj.   Jashtë ka më shumë cilësi shërbimi dhe infrastrukturë, kjo varet dhe nga fluksi që kanë por sigurisht kanë standard më të lartë se ne. Po në Azi, Tajlandë andej pushoj. Cmimet janë lirë atje, por është udhëtimi që kushton. Megjithatë edhe këtej edhe jashtë ja vlen të pushosh”, shprehen disa qytetarë.

Megjithatë, shqiptarët shfrytëzojnë ditët e pushimit për të udhëtuar edhe brenda vendit, ku në destinacionet e preferuara kryeson Vlora, me 13% dhe më pas vjen Durrësi dhe Korça me 11%. Turizmi në këtë mënyrë, luan rol kyç në ekonomi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.