🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 105.19 ▲5.06%
ARI 4,691 ▼2.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,292 ▼ -2.8% ETH $2,045 ▼ -3.04% XRP $1.3100 ▼ -2.3% SOL $78.8900 ▼ -5.56%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 105.19 ▲5.06 % ARI 4,691 ▼2.54 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 105.19 ▲5.06 % ARI 4,691 ▼2.54 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

Qëndrimi i Rusisë, Tillerson: Zhgënjyes, por jo për tu habitur

Qëndrimi i Moskës ndaj sulmit amerikan në Siri, për Uashingtonin ishte zhgënjyes por jo i papritur. Nga sa pohoi sekretari i shtetit Rex Tillerson, vetëm habi që nuk ka pasur në administratën amerikane nga ky reagim.

“Jam tejet i zhgënjyer nga përgjigja e Moskës, sepse kjo dëshmon mbështetjen e vazhdueshme të saj ndaj qeverisë së Bashar Al Assadit dhe në veçanti, përkrahjen për një regjim që është i aftë të ndërmarrë sulme të tilla të llahtarshme mbi popullin e vet. Fatkeqësisht nuk mund të them që ishte ndonjë surprizë e madhe për ne”, ka thënë Tillerson.

Mësymja me raketa Tomahavvk e bazës siriane nga ku besohet se u nisën avionët me lëndë kimike, i kushtoi jetën 6 personave. Vladimir Putin foli për agresion kundër një kombi sovran e Moska premtoi forcimin e mbrojtjes anti-ajrore të Sirisë.

Irani e Kina kundërshtuan gjithashtu ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara. Megjithatë  veprimi i Trumpit u përshëndet nga shumë vende të mëdha, e përpos kësaj, gjeti edhe mbështetje të gjerë dypartiake në radhët e Senatit amerikan, ndonëse pati edhe naëtarë të shqetësuar nga fakti që presidenti nuk kërkoi autorizimin e kongresit për një veprim të tillë ushtarak.

Në krah të Trumpit dolën deri edhe disa prej kundërshtarëve të tij më të fortë politikë. Kreu i pakicës demokrate, senatori Chuck Schumer tha se goditja amerikane ishte veprimi i duhur pas sulmit shokues të ushtrisë siriane me armë kimike, ndërsa liderja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi u shpreh se kjo ishte vërtetë “përgjigja e duhur”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.