☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.57 ▲4.44%
ARI 4,705 ▼2.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,583 ▼ -2.24% ETH $2,057 ▼ -2.15% XRP $1.3129 ▼ -2.55% SOL $78.9900 ▼ -5.27%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.57 ▲4.44 % ARI 4,705 ▼2.26 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.57 ▲4.44 % ARI 4,705 ▼2.26 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Politika

Qeveria merr vendimin/ Trualli i Teatrit Kombëtar i kalon në pronësi Bashkisë Tiranë

Qeveria shqiptare i ka kaluar Bashkisë Tiranë pronësinë e truallit të Teatrit Kombëtar. Në VKM-në e firmosur nga ministrat theksohet se Bashkisë i ndalohet që ta ndryshojë destinacionin e pasurisë, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim.
“1. Kalimin, në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, lloji “truall”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë, me sipërfaqe totale 5 522.7 (pesë mijë e pesëqind e njëzet e dy pikë shtatë) m2, me adresë: rruga “S. Toptani”, Tiranë, sipas kartelës së pasurisë dhe fragmentit të hartës kadastrale, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2.Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim.

3.Pasuria e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i shtohet listës përfundimtare të pjesshme të pronave të paluajtshme publike shtetërore, miratuar me vendimin nr.219, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pjesshme (pjesa e parë + pjesa e dytë) të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të njësisë administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar.

4.Ngarkohen Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në VKM.

Vendimi i fundit i Kushtetueses për truallin e Teatrit Kombëtar

Por rreth 2 javë me parë ishte Gjykata Kushtetuese që e rrëzoi vendimin e qeverisë për kalimin e pronësisë së truallit të Teatrit nën përgjegjësinë e Bashkisë Tiranë.

Kushtetuesja përmes vendimit të saj e la truallin e Teatrit në pronësi të Ministrisë së Kulturës, si dhe rrëzoi ligjin special për ndërtimin e teatrit me koncesion, ligj që shpjegohet se kishte humbur fuqinë për shkak të dështimit të negociatës.

Në vendimin e datës 16 korrik Gjykata Kushtetuese la në fuqi vendimin për shkatërrimin e godinës së vjetër të Teatrit. Lënia në fuqi është bërë pa e shqyrtuar fare këtë vendim duke rrëzuar kërkesën për shfuqizimin e tij. Arsyeja sipas vetë gjykatës ishte se anëtarët e saj nuk kanë qenë të gjithë në një mendje nëse i takon kësaj gjykate që të japë vendime për raste të tilla.

Në vendimin e mëhershëm të Kushtetueses thuhej se për kontrollin kushtetues të Vendimit të Këshillit B numër 50 të vitit 2020 nuk u arrit kuorumi i nevojshëm ligjor, pasi qëndrimet e gjyqtarëve u ndanë, për sa i takon juridiksionit të Gjykatës në lidhje me këtë akt.

Në këtë kuptim, Gjykata vërente se, sipas ligjit, kur nuk formohet shumica prej 5 gjyqtarësh, kërkesa konsiderohet e rrëzuar. Për rrjedhojë, në kushtet kur nuk u arrit shumica e votave në lidhje me juridiksionin e Gjykatës për shqyrtimin e VKB-së së lartpërmendur, ky kërkim konsiderohet i rrëzuar pa u shqyrtuar bazueshmëria e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.